Psikofakt

December 13, 2016 | 10:01

Nga Entela Binjaku/ “Sikur të kishim menduar të paktën për fëmijët…”

Nga Entela Binjaku Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau”

Nga Entela Binjaku
Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau”

Sikur të kishim menduar të paktën për fëmijët…Unë nuk kam fëmijë vetë, por po të kisha me siguri do isha çmendur. Ti e nis fëmijën në shkollë me një çantë që ja këput shpinën, plumb, sepse ata që kanë hartuar programin, as që e kanë vrarë mendjen për këtë. Me siguri fëmijët e tyre kanë ndonjë që ua çon çantën në shkollë.

Me tej e angazhon në kurse, të mësojë të kërcejë, të flasë ndonjë gjë të huaj, ke apo nuk ke lekë këto do ia bësh, se gjithë jetën do mbetet pas të tjerëve, se mbase do i duhen në jetë.

Dhe ti sheh se si mësuesja një inferiore gjithë jetën e nënvlerësuar, angazhon fëmijët e atij që i mbush xhepin me lekë, ose asaj që i blen një fustan. Katunaria që nuk ka fund!

Pastaj e çon në shkollë private. Aty fëmijët nuk zënë as shokë, e as shoqe. Prindërit i kanë mësuar “të mos ju flasin atyre”, ose “nuk ka çfarë të duhet mësimi, do punosh te prona e prindërve”. Të paktën t’i kishin bërë socialë. Po ndaj nisin dhe drogën…po ku ka kohë prindi t’i pyesë?!

Dhe ti mendon për fëmijen tjetër: po këtë ku ta lë? Në shtet që nuk të motivon për asgjë, apo në privat që të depersonalizon si njeri, e ku rëndësi ka vetëm fasada?!

Unë kam vite që merrem me fëmijët, edhe pse s’kam të mitë. Dhe aty e kuptoj më mirë, se pse ka vajtur kështu kjo puna jonë. Ka një dhunë psikologjike të tmerrshme, që vetëm zbret në moshë! Po fëmijët e fshatit…?!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top