Këndi i të rinjve

February 11, 2019 | 8:25

Nga Enveida Kajushi: “Një vit pa ty”… për dashurinë që dot nuk kthehet 

 

Enveida Kajushi, studente

Enveida Kajushi, studente

A thua do mundem dot të të harroj një ditë?

Me kaq dashuri që kam akoma për ty, me kaq pendesë që ndjej për të shkuarën tonë jo bashkë, me pamundësinë për të qenë me ty atëherë kur gjithçka mund të ishte ndryshe, me pendesën që akoma sot them “sikur” për të dikurshmen tonë, nuk besoj se do mundem dot t’ia fal shpirtin dikujt tjetër.

A do ketë tjetër që do më bëj të ndihem sikur ndihesha me ty?

Ti ishe krijuar i tillë për të falur ndjenja të sinqerta. Ti ishe krijuar i tillë që të më dhuroje dashurinë e më pas të largoheshe.

Ti më krijove mua të tillë që sot të jem e lënduar me ikjen tënde. Të jem një pemë e tharë, se rrënjët e njoma i kisha veç atëherë kur ujitesha nga dashuria jote.

Pyesin të tjerët: “A vërtet kaq dhimbje ndjen?”

E unë sot veç di t’iu them që këtë dhimbje e kuptojnë veç ata që e provojnë. Këtë shpirt të mallëngjyer e kuptojnë vetëm ata që sytë u janë tharë për të parë dashurinë e tyre e dot kurrë më s’do ta shohin, s’do ta prekin e s’do ta ndjejnë.

bring-back-lost-lover-london-1024x535

Kam një jetë për të jetuar jetën e dikujt që nga jeta m’u largua. Kam një jetë për të realizuar ëndrrat e dikujt që nga jeta u shua. Kam një jetë për jetën e atij që dashurova.

Shpirti im, dhimbjen time dot nuk e hipokrizoj, veç mund ta ndjej e të ta shpreh me këto fjalë që veç ty t’i shkruaj.

Në zemrën time do kesh gjithmonë vendin e veçantë, e nëse jeta ka të zëvendësueshëm, dije se ti për mua ishe i pazëvendësueshëm. E ku ka sot në këtë botë të tillë, një njeri sikur ti?!

Ti ishe i veçantë. Ti ishe ai që nuk mendoje për veten, por për të tjerët. Ti ishe ai që nuk dije të luaje lojëra me zemrat e humanëve. Ti ishe ai që pas çdo zhgënjimi, pas çdo gënjeshtre dhe pas çdo dështimi, dije të gjeje forcën për t’i falur të tjerët, për t’i dhënë fuqi vetes e për të vazhduar përpara, ndonëse zemra jote, plagët akoma s’i kishte shëruar.

U bënë tashmë 365 ditë jetë, 20 minuta e 12 sekonda pa ty. Akoma më shumë, tani sekonda e 12-të u bë e 13-të dhe kështu do kalojnë sekondat e zhurmave të akrepave për shumë vite të tjera me radhë.

Jam pa ty shpirti im, e dot këtë dhimbje që kam nuk e kaploj. Ti ishe dashuria ime, shoku im që gjithmonë më mbështeste e më dëgjonte. Ti ishe këshilltari im kur ndihesha bosh e nuk dija si të veproja, ngrohtësia ime kur zemra ime ishte bërë akull e ngurtë nga zhgënjimet, siguria ime kur siguri e besë në njeri nuk kisha. Ti ishe gjithçka e nga gjithçka vetëm njeri s’mund të ishe. Njerëzit nuk janë kaq të pafajshëm e të pastër sikur ti, ndaj jeta të mori nga unë e të ktheu në një engjëll… në engjëllin mbrojtës timin.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top