Psikofakt

August 31, 2018 | 9:48

Nga Esmeralda Birçaj: Mjafton një njeri që të përmbysë të dhënat e tua! Do bësh mirë dhe ti ta gjesh

Në jetën time jam gjendur shumë herë në atë gjendje që unë e quaj “guaskë”. Të kem pranë kaq shumë njerëz, por që ndjehem vetëm. Kaq e vetmuar sa mund t’ju them që, u mësova, por që shumë shpejt e kuptova s’mund të ishte kështu.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Ka kaluar shumë kohë, tashmë është momenti që kam lënë hapur derën e zemrës time për të ardhur një vizitor i papritur. Është koha që, ai që do të vijë nuk do dojë të iki, do pranojë veprimet e mia të shtrembra, si kokëforte që jam, do më dashurojë çdo ditë, sikurse në fillim, madje edhe më shumë, do të më dojë edhe atëherë kur nuk ia vlen, atëherë kur nuk do dua as unë veten time. Sepse kur e humbet, madje jo vetëm një herë, kur menjëherë vetja jote të çon në momentin e një vetëmbrojtjeje ose mbyllesh në vetvete.

nothing-like-a-virgo-man-in-loveMbyllesh në vetvete dhe të mbulon frika për një fillim të ri. Takime, bisedime pafund, thua që jep intervistë për punë dhe në fund ndjehesh keq të takohesh e të japësh të puthura. Dhe…,  të gjitha këto përse?!

Të futesh prapë në tunel për të njohur tjetrin, të lidhesh me të, të besosh që është “numri një” dhe si përfundim të plagosesh përsëri. Të gjitha këto përkthehen “Larg nga unë!”. Tepër dramatik gjithë ky film që të mund ta përkrah. Por në momentin që njeh atë, ndjen që për hatrin e tij i hedh poshtë të gjitha ato që mendoje më lartë: “S’jam unë për lidhje”

Të gjitha do të të duken sikur nuk i ke menduar asnjëherë. Po, po për ty flas. Që erdhe në jetën time dhe shkatërrove të gjitha mendimet e mia, theve guaskën ku isha mbyllur dhe…, pa më shiko, buzëqesh përsëri! Jam bashkë me ty dhe s’më kap kriza në çdo gjysmë ore që të dua të iki sa më larg apo të kërkoj ikje të rrezikshme. Pas kaq shumë kohe jam e qetë në krahët e tua…,  të lejova të mbledhësh copat e mia dhe të mbyllje të gjitha plagët e mia. Sepse për të gjithë vjen një moment ku do takojnë njerëz që kanë për t’ju dhënë gjëra.

Njerëz që s’është nevoja t’ju japësh këshilla se si të sillen me ty, njerëz që e vetmja gjë që dëshirojnë për ty është të të shohin të buzëqeshësh. Njëri nga ata është ai që do vrapojë për ty, që do jetë pranë teje para se ti t’i thuash se e ke të nevojshme ta kesh pranë. Është ai që do dojë te ty çdo gjë dhe do dijë si të sillet me ty. Dhe të gjitha këto, sepse ky njeri do qëndrojë pranë teje kur të gjithë të tjerët nuk patën durimin dhe fuqinë të ishin pranë teje dhe nuk e mbajtën dot lidhjen sepse i mbyste.

1

Ky njeri ndodhet aty jashtë dhe do bësh mirë që sa ta gjesh, ta marrësh pranë vetes dhe t’i japësh rastin të të bëjë të lumtur, ta respektosh çdo ditë e më shumë. Momentet janë që t’i jetojmë. E nesërmja është vetëm për ëndrra. Të gjithë duam ta jetojmë momentin dhe të ëndërrojmë të nesërmen. Edhe unë, tashmë, kam tjetër fuqi. Tani e di që do jesh ti pranë meje dhe nuk do ndjehem vetëm në mes të kaq shumë njerëzve. Dhe…, nëse vijnë prapë ato momente ti do jesh këtu, do më përqafosh fort deri sa ti do shohësh buzëqeshjen në buzët e mia. Vizitori i papritur nuk ka moment të caktuar ardhjeje, as mënyre. Vjen papritur dhe të zgjon ndjenjat një nga një. Të ngjall nga hiri jot dhe të lë të mpirë midis ëndrrave dhe të vërtetës. E kupton nga prekja e tij, nga përqafimet e tij. Ai përqafim që të mbështjell me krahët e tij gjithë trupin dhe mban shpirtin tënd.

Nuk pranoj në asnjë mënyrë të rritem. Shkruaj se në kokën time ka luftë. Fjalë, mendime, analiza, ishte kështu apo ndryshe…!

Motoja: Do të buzëqesh gjithmonë! “Romantike, shpirt i pafund”, pak dramatike për kaq shumë muzikë dhe udhëtime. Unë do ta njoh një ditë botën. Shyqyr linda femër dhe mundem të jem shik, grindavece, e pavendosur dhe me naze.

Thembra e Akilit tim, njerëzit e mi. Mos të m’i prekë dikush se do harrojë që kam edukatë! Dhe diçka si përfundim: Të gjitha janë momente!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top