Këshilla & Arsye

August 31, 2018 | 9:22

Si ta kuptoni se ju mungon vërtet dikush?

Kur ndaheni nga dikush që doni, është normale të pyesni nëse iu mungon. Ndoshta ju jeni ndarë nga një mik i vjetër, një i afërm ose një person me të cilin keni pasur marrëdhënie të ngushta. Ndoshta ju pyesni veten nëse e dashura juaj ju mungon vërtet në udhëtimet tuaja të punës. Gjeni nëse ju mungon një person pa përdorur ndonjë sjellje të papërshtatshme.

Sugjerojini një takim personit në fjalë dhe kushtojini vëmendje mënyrës se si ai reagon. Nëse keni ndjesinë se marrëdhënia juaj po përfundon dhe doni të kuptoni nëse po e humbni, ftojeni të bëni një nga ato aktivitetet që normalisht ndahen me disa miq, si pirja e kafesë. Nëse shoku juaj reagon me entuziazëm, ai ndoshta ndjen gjithashtu mungesën tuaj. Në vend të kësaj, nëse e shtyn takimin ose nuk duket i gatshëm për të takuar, pranoni faktin se nuk i mungoni.

Mundohuni të flisni hapur. Nëse miqësia juaj është plasaritur dhe ju nuk e dini pse, mund të jetë e dobishme të diskutoni rastin me personin në fjalë. Shpjegoni se keni vënë re një shkëputje të caktuar. Pyesni nëse keni bërë diçka që e ka ofenduar ose lënduar. Në rast të një përgjigjeje afirmative, dëgjoni shpjegimet e tij pa nxituar për të mbrojtur veten.

Mund të jetë e dobishme të pyesni drejtpërdrejt nëse i mungoni, por përpiquni të mos e vini në pozitë të vështirë, sepse nuk mund të përgjigjet me ndershmëri.

Bisedoni me miqtë tuaj të përbashkët. Shpjegoni qartë nevojat dhe synimet tuaja. Për shembull, ju mund të thoni: “Më duket se kohët e fundit, marrëdhënia me mikun tonë të përbashkët është ftohur dhe kjo më bën të ndihem keq.” A mendoni se do ishte më mirë të flisja me të menjëherë? ” Dëgjoni me kujdes përgjigjen.

Lejoni që marrëdhënia të rrjedh natyrshëm. Për të kuptuar nëse një miqësi ka mbaruar, kushtojini vëmendje disa këmbanave të alarmit. Për shembull, mund të ketë heshtje të gjata gjatë një bisede. Organizimi i një takimi bëhet gjithnjë e më i vështirë. Keqkuptimet ndodhin më shpesh. Jo të gjitha miqësitë janë të destinuara të zgjasin përgjithmonë. Meqenëse interesat dhe jeta evoluojnë, marrëdhëniet ndryshojnë gjithashtu.

Mos ngatërroni frazat “Më mungon” me “Dua të jem me ju”. Sa më shumë që një ish-mik ose partner ju mungon, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju doni të rikuperoni marrëdhënien. Është e mundur që të dy të trishtoheni duke menduar se përvojat e bukura të jetuara së bashku nuk do të përsëriten. Në çdo rast, kjo nuk do të thotë se është një ide e mirë të fillosh të kesh të njëjtën marrëdhënie si më parë.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / wikihow.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top