Marrëdhënie

July 2, 2019 | 13:10

Nga Fatbardha Dajaku Kastrati: Mirënjohje prej ari… kur vjehrra të bëhet prind i dytë

Ka më shumë se një dekadë që ajo kishte parë një grua për të parën herë, se si doli nga vendi i punës për t’u takuar më të.

1

Ajo ecte shumë lirshëm, afrohej drejt saj plot buzëqeshje dhe filloi të shpejtojë hapat dhe në çast e përqafoi shumë, thua që e kishte parë më mijëra herë. Një grua shumë e fortë, e madhe, optimiste, me shikime të ëmbla që mahnitej nga ajo, por si ia rrembeu ashtu zemrën, ajo sot e asaj dite ende nuk e di.

Nga ajo ditë, ajo u bë pjesë e saj. Kur them pjesë e saj, ajo i dha një diamant që me vite e vite e kishte ruajtur për të, e kishte edukuar aq bukur sa që edhe ajo djalin e saj dëshiron që të bëjë të tillë për nusen e tij…

-E kishte mësuar që, nëse ke gjetur besimin tek nusja jote, dije që ke gjetur perla të mëdha, ngase besimi është ai që mban bashkë dy bashkëshortë. Gruaja është një emanet për ty, duaje dhe ndihmoje atë në çfarëdo situate që të jetë. Ajo do të hyjë në jetën tënde si një princeshë dhe dua si të tillë ta trajtosh.

-E kishte mësuar që fëmijët nuk rriten vetëm nga nëna, por duhet të jesh ti ai, që nusja jote të gjejë prehje tek ti. Nëse fëmijët qajnë natën, nuk duhet vetëm nëna të jetë ajo që do kalojë orë të tëra pa gjumë, nëse s’mund të bësh asgjë, së paku mundohu t’ia lehtësosh pagjumësinë.

-E kishte mësuar që një ditë, kur ti do të vish nga puna, mos u bëj një mashkull që do bërtasë se ku është buka, por shiko se çfarë është duke përgatitur nusja jote dhe fillo ta ndihmosh atë, ngase kështu do jesh një burrë i vërtetë.

2

-E kishte mësuar se si të jesh i lumtur, ngase ajo është një femër që rrezaton lumturi, dhe se kur ti je i lumtur me nusen tënde, lumturia ime merr edhe më shumë jetgjatësi.

-E kishte mësuar që, jeta është e gjatë dhe ka sfida të mëdha, dhe se dashuria është e palëkundshme, kur të duash, duaj sinqerisht.

-E kishte mësuar që ushqimi  shpirtëror vjen para atij trupor, edukata ka rëndësi më shumë se gjithçka tjetër, dhe se një ditë kur të bëhesh prind, do ta kuptosh se ç’do të thotë të rrisësh diamant.

Ajo ishte gruaja e parë që kishte njohur dhe kishte parë se si duhet të jetë një femër e fortë, femër e guximshme, e suksesshme, plot pozitivitet, që me një buzeqeshje të lehtë kalon sfida të mëdha.

Ajo nuk ndalet, shpërndan lumturi edhe tek pasardhësit më të ri të familjes, i tregon për vlerën e nënës se askush nuk është më i çmuar se sa nëna dhe shumë edukatë prej margaritari. Ajo u bë edhe shoqja më e mirë e mbesës së saj, që me shumë dashuri ajo e quan: ti je gjyshja më e mirë në botë, e dua mamin tim shumë ngase me shumë ëmbëlsi që nga dita që të ka parë të thërret NANUSH!

Ka vite që e kam kuptuar që një vjehërr e mirë është një nënë e dytë!

Ajo me të vërtetë meriton edhe më shumë se sa një mirënjohje prej ari…

Të paça gjithmonë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top