Fëmija, një dhuratë bekim nga Zoti. Por pse do të lindë, nuk është kërkesë nga vet ai. Andaj, të qenit prind është epitet. Pavarësisht profesionit dhe nivelit të lartë strukturor, të jesh prind duhet të jesh një institucion. Në ditët e sotme një pjesë e shoqërisë sonë fatkeqësisht rrit dhe edukon fëmijët në gjendje skamnore, por nuk do të thotë që niveli i edukimit është i ulët. Një pjesë tjetër e shoqërisë rrit fëmijët në gjendje shumë të mirë ekonomike madje mund të thuhet edhe luksoze. Mirëpo për fat të keq disa nga ata kanë mungese edukimi dhe zhvillimit të duhur arsimor.
Lind pyetja: më mirë të kesh apo të jesh?!
Sikur është bërë një modë (e varfër) se kush është më i pasuri në shkollë, kush posedon aparate teknologjike më shumë? Prindi është ai nga i cili fillon oferta për ta përmbushur kërkesën e fëmijës e që në realitet, në atë moment fillon e boshatisen vlerat. Andaj, shtrohet pyetja se: A po i ofrojmë fëmijëve mirëqenie, siguri, socializim, afrimitet, ngrohtësi, etj? Jo. Në fakt po e robotizojmë mendjen dhe shpirtin e tyre. Në rrugë, në hapësira të ndryshme fëmija nuk do të tregojë edukatën e duhur, sepse vëmendja është te aparati telefonik, buzëqeshja është më e rrallë dhe jo e sinqertë, sepse janë ikonat në telefon të cilat përdoren me një klik edhe atëherë kur nuk të bëjnë për të qeshur, mungojnë shprehjet: Të dua, të kam xhan sepse ekzistojnë në formë ikonash ne telefon dhe gjithashtu përdoren sa për të kryer një obligim apo shprehi e jo shprehi ndjesie. Andaj, prindërit duhet të kenë shumë kujdes si dhe ta marrin me seriozitet më të madh angazhimin rreth fëmijëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.