Mirëqenie

November 22, 2017 | 10:16

Shurupi i hurmave të Arabisë, një zgjidhje kundër infeksioneve

Shurupi ose nektari apo mjalti i hurmave të Arabisë, nuk është thjesht një ëmbëlsues natyral. Është shumë më shumë se kaq. Kërkimet në 2015 na tregojnë se përmban përbërës kimikë që luftojnë bukur një numër të madh infeksionesh, që kanë si emërues të përbashkët Escherichia coli dhe Staphylococus aureus.

1

Kërkuesi me emrin Hajer Taleb, nga Cardiff Metropolitan University në UK, testoi nektarin e hurmave të Arabisë mbi kolonitë bakteriale të rritura në pjata Petri. Ai përcaktoi se nektari i hurmave të Arabisë, përmban disa përbërës fenolikë që merren nga fruti vetëm pas arritjes së maturisë së tij. Këto komponentë gjenden edhe tek rrushi (përdoren gjatë bërjes së verës), ndikojnë në shije, ngjyrë dhe përmbajtje të nektarit dhe mbi të gjitha, kanë efekt antioksidantë.

Ndalemi pak më shumë në aktivitetin antibakterial. Kur nektari i hurmave të Arabisë u bashkua me baktere të ndryshme si Staphylococcus auresu, Escherichia coli, Enterococcus spp dhe Pseudomonas aeruginosa, u vu re, se u inhibua (ndaloi) rritja e tyre brenda 6 orësh. Kërkuesit thanë se ky efekt arrihet më shpejt se sa me përdorim të mjaltit Manuka, i cili njihet tashmë për efektet e tij shëruese. Taleb gjithashtu dëshmoi se ky aktivitet antimikrobial vlen vetëm gjatë përdorimit të shurupit të hurmës së arabisë të prodhuar me sistem të ftohtë dhe nëse nuk është natyral, nuk ka komponentë fenolikë dhe nuk është efektiv kundër këtyre bakterve. Ky studim u prezantua edhe në Society for general microbiology’s annual conference në UK po në atë vit.

E veçanta e nektarit të hurmës është se sheqeri i gjendur në të, tretet më lehtë nga trupi jonë (prandaj edhe konsiderohet si nektar me nivel të ulët glicemie). Rekomandohet për veganët në vend të mjaltit. Krahasuar me hurmat e Arabisë, shurupi ka më shumë minerale të kaliumit dhe kalciumit sipas Journal of Food Science. Për më tepër mjalti i hurmave të Arabisë ose nektari, është i pasur me shumë hekur (super për anemikët), jod (për ata që vuajnë nga hipotiroidizmi) dhe është konsideruar si laktogenic, pra shton qumështin e gjirit.

Një lugë gjelle dy herë në ditë. Kujdes! Merrni vetëm formën natyrale të saj të përftuar vetëm me sistem të ftohtë./Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top