Ajo ditë, eh ajo ditë që do të duhej ta nënvizoja në kalendarin e ditëve të lumtura, me vija të trasha e ngjyra të bukura deri sa të formohej korniza në katër anët e asaj date. Kornizë e fillimit të lumturisë sime, sepse: Të takova TY.
Kot vërdallosemi me mendimet e turbullta. Ideja e çmenduritë nëpër mendjet tona, atëherë kur jeta tregohet ironike ndaj nesh. Dhe për një moment sikur na buzëqesh dhe thotë: Ja se do të jem edhe mëshiruese, do të dhuroj diçka që ke menduar se e ke dhe je zvarritur e përlotur kur e ke humbur, por në fakt ke fituar. E kjo dhuratë e bukur e jetës time je Ti. Sikur shpesh mendoja për ndonjë tatuazh që do të ma zbukuronte trupin dhe se nuk e kisha idenë se çfarë do të dukej më e bukur. Dhe papritur, Ti më erdhe dhe u bëre tatuazhi i shpirtit tim. Ti që m’u bëre qetësi, shpresë e motiv.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.