Dimri është stina tek e cila shkojmë në kërkim të veshjeve dhe materialeve që na bëjnë të ndihemi ngrohtë. Me pak fjalë, është koha perfekte për trikotazhet, të cilat na rezervojnë shumë surpriza të bukura. Dominojnë padyshim pulovrat dhe xhaketat, por trendi i veshjeve të thurura nuk kufizohet me kaq. Ai vazhdon edhe për fundet, fustanet dhe pantallonat, një himn për “komoditetin” pa sakrifikuar stilin.
Dhe zgjerimi i vizionit edhe përsa i përket ngjyrës: nuancat më qetësuese si bezha, kremi, grija dhe e zeza janë të rrethuara nga ngjyra të theksuara si vjollca, e verdha dhe jeshile bari, për t’u përzier me nuanca të blusë intensive dhe të kuqes luleshtrydhe.
Një përqafim i gjithanshëm, gjithashtu një investim, për t’i përdorur në dimër, për t’u mbrojtur me stil nga i ftohti intensiv. Le t’i hedhim një sy këtij stili:
Fustani i thurur është përkëdhelja par excellence, e ngrohtë dhe mbështjellëse pa sforcim. Modelet e ngushta janë më të guximshmet, duke ndjekur linjat trupore e duke nxjerrë në pah format me delikatesë.
Fundi – I ngushtë ose pak i lirshëm, i zbukuruar me gërsheta ose thekë: konstante megjithatë mbetet gjatësia.
Polo – E rafinuar pa qenë formale, komode pa i hequr asgjë magjepsjes. Këmisha me mëngë të thurura është një veshje shumë e zgjuar dhe perfekte.
Kardigani – Është një nga pjesët kyçe të garderobës. Në versionin bon-ton mikro, ndoshta e pasuruar me
hijeshi me kopsa xhevahiri, kombinuar me një fund të plotë, më casual në variantin oversize.
Jakë Breshkë – E punuar me shtiza është padyshim një veshje pasapartout, si për në zyrë edhe për kohën e lirë. Visheni me një xhaketë sportive për takim, me pantallona të ngarkuara për një ditë pazari dhe mbi një fund midi për një natë jashtë.
Pantallonat – Janë kthyer në një veshje stili edhe për rikthimin në zyrë, të kombinuara me këmisha të qepura dhe xhaketa të strukturuara. Në versionin me ngjyra dhe me printime optike që kujtojnë atmosferën e viteve 70.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.