Në fokus

December 14, 2016 | 8:32

Nga Gëzim Tushi/ EPIDEMIA NUDISTE

Nga Gëzim TUSHI Sociolog

Nga Gëzim TUSHI
Sociolog

Prirja nudiste e femrës së kohës sonë për të ekspozuar sa më shumë nga pjesët e trupit në publik, është presion kulturor e moral, që vjen e diktuar nga kornizat e modës së kohës postmoderne. Mos harroni se epoka në këtë aspekt ka filluar në vitet 60-70 të shekullit të kaluar me daljen e minifundit në rrugët e Parisit (çdo kohë ka modën e vet).

Por, megjithatë kjo prirje e ekzagjeruar dhe që ka humbur sensin e masës për pjeset e intimitetit (megjithë natyrën time liberale përgjithësisht) besoj se nuk i shërben as theksimit të individualitetit dhe origjanalitetit estetik, dhe ca më pak personalitetit dhe nevojës së karikimit të “motorit të erotizmit”.

Përkundrazi, me siguri në mënyrë të pandjerë sjell humbje të misteriozitetit, sjell velje, ftohtësi dhe mungesë të “magjisë erotike të të pazbuluarës”.

Por, deri sa të kalojë kjo epidemi, (që me siguri do kalojë sepse veshja është një nga gjerat që ndan njeriun nga kafsha) do ta kalojmë këtë etapë të ekzagjeruar të vojerizmit nudist, si një nga patologjite e botës femërore, që e konsideron trupin e zbuluar dhe seksualitetin e shfaqur të gjuhës trupore, si një instrument thelbësor, qoftë për ti pëlqyer vetes (narcizmi tipik i njohur i femrave), qoftë për të bëre efekte për të qenë më tërheqëse dhe më e pëlqyer nga meshkujt.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top