Këndi i të rinjve

January 30, 2019 | 8:10

Nga Gjenetë Ujkani: Duaje dhe respektoje veten!

 

Kam filluar ta dua veten time kur kuptova që lumturia ime nuk gjendej në duart e të tjerëve, por ishte brenda meje. Kam filluar ta respektoj veten kur kuptova se vetërespekti qëndron së pari për mua. Si mund të presësh të të dojë dikush nëse ti së pari nuk e do vetveten, nuk të respekton sepse ti e ke lënë anash veten kur është koha më së shumti ta çmosh atë.

Gjenetë Ujkani Studente e degës “Psikologji” viti i  tretë

Gjenetë Ujkani
Studente e degës “Psikologji” viti i  tretë

Ironike. Ta duash tjetrin pa dashur veten, ta respektosh pa respektuar veten.

Ta duash dhe ta respektosh veten është prodhimi më cilësor për pranimin dhe përmirësimin e gjithsecilit njeri, kur si qenie çdo ditë jemi në proces të përmirësimit edhe vetë shoqërisë. Jemi dëshmitarë të asaj se si disa individë jetojnë për të tjerët, mendojnë se çfarë thonë të tjerët, mbushën me pesimizëm. Deri kur do të vazhdojë kjo që ti mos të jesh vetvetja jote, me dobësitë e përparësitë e tua? Deri kur do të përjetosh ankthin që ke për të jetuar për dikënd tjetër.

Nëse nuk gjen kohë për vetën tënde, sa false duhet të jetë kur do të gjesh kohë për të tjerët…

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top