Ju nuk keni ngrënë ushqime të shpejta dhe ëmbëlsira për një kohë të gjatë, stërviteni rregullisht dhe përpiqeni shumë për të humbur peshë … por ato kilogramët shtesë duket se nuk kanë ndërmend të ikin. Në fakt, shumica e njerëzve thjesht nuk e kuptojnë se ritualet e tyre të zakonshme të mëngjesit mund t’i parandalojnë të kenë trupin që ëndërrojnë.
“Bright Side” tregon pesë zakonet e mëngjesit nga të cilat duhet të hiqni dorë tani.
Flini shumë
Me shumë pak gjumë, trupi juaj ka më shumë të ngjarë të prodhojë hormonin e reagimit ndaj stresit, kortizol, i cili rrit oreksin. Sidoqoftë, gjumi i tepërt mund të mos jetë shumë më i mirë. Sipas një studimi të fundit të kryer nga revista “PLOS One”, të flini më shumë se 10 orë mund të çojë në një indeks më të lartë të masës trupore. Nuk është çudi që mjekët rekomandojnë të flini nga 7 deri në 9 orë çdo ditë.
Bëheni gati në errësirë
Hapni perdet menjëherë pasi të zgjoheni. Një studim në revistën “PLOS One” zbuloi se valët e dritës blu nga dielli i hershëm në mëngjes rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë trupin të zgjohet. Edhe 20 deri në 30 minuta dritë janë të mjaftueshme për të ndikuar në indeksin tuaj të masës trupore.
Ju nuk e rregulloni shtratin tuaj
Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit në SHBA zbuloi se njerëzit që rregullonin shtretërit e tyre raportuan se bënin gjumë më të rehatshëm.
Harroni të peshoheni
Studiuesit nga Universiteti Cornell vërtetuan se peshimi i përditshëm është një teknikë e suksesshme që inkurajon humbjen e peshës. Koha më e mirë për të shkelur në peshore është në mëngjes para se të hani ose pini ndonjë gjë. Meqenëse humbni peshën e ujit gjatë natës, do të keni mundësinë të shihni sa peshoni vërtetë.
Hani shumë pak për mëngjes
Studiuesit nga Universiteti i Tel Aviv këmbëngulin që ju duhet të kënaqeni me një vakt të shijshëm në mëngjes. Në fakt, një mëngjes i ekuilibruar që përmban 600 kalori proteina të dobëta, karbohidrate dhe disa ëmbëlsira do ta bëjë më të lehtë për ju që të ndiqni planin e përditshëm për t’u ushqyer shëndetshëm.
Burimi Panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.