Këshilla & Arsye

October 29, 2018 | 8:05

Nga Griselda Shametaj: Rrjetet sociale dhe ndikimi në shoqëri, çojnë në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore

Në kohën bashkëkohore ndikimi i teknologjisë informatike, komunikimit online nëpër rrjete sociale gjithnjë e më shumë bëhet gjithëpërfshirës në shumë sfera shoqërore. Si një mjet i pashmangshëm në jetën e të gjithëve, veçanërisht në jetën e të rinjve.

Nga Griselda Shametaj, psikologe klinike

Nga Griselda Shametaj, psikologe klinike

Qëndrimi para kompjuterit apo smartphone-ve me orë të tëra, është kthyer në një fenomen që haset në shumë familje shqiptare dhe është bërë shqetësuese për ta dhe për gjithë shoqërinë në tërësi.

800x-1

Telefonat lidhur me rrjete sociale janë një mjet nga i cili konsumojmë 24 orë. Prania e tij në çdo kohë ka bërë që shumica e njerëzve të mendojnë se në rast të mungesës së tij do të ndihen të izoluar nga bota përreth tyre, por në të vërtetë e vetmja gjë që ndodh është izolimi, vetmia dhe mungesa e komunikimit ballë për ballë. 

Pra teknologjia ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën e njerëzve, veçanërisht tek të rinjtë, të cilët po tregojnë një interes gjithnjë e më të lartë për të, fatkeqësisht gjithnjë e më shumë rrjetet sociale po vjedhin kohën, jetën tonë, pranohet se ka ndikim në mënyrën e të jetuarit kryesisht në aspektin social e psikologjik.

Bullizmi kibernetik po përhapet gjithnjë e më shumë.

2

Pra ky fenomen ndikon negativisht në mendësinë e individit. Shpeshherë ato që paraqiten në rrjetet sociale, na i formësojnë qëndrimet, opinionet dhe sjelljet tona karshi ngjarjeve të caktuara. Madje ndikimi që përcjell është aq i fuqishëm deri aty sa individ të caktuar i ka shtyrë deri në aktin e vetëflijimit.

Teknologjia ka ftohur raportet e përditshmërisë. Teksa shikon grupe miqsh në kafene, ku secili rri në celular, kjo me të vërtet është për të ardhur keq kjo bën të kuptosh që jemi aq të varur nga teknologjia.

1

Duke i menduar anët negative, gjë që janë të shumta, të bënë të mendosh nëse teknologjia i ka afruar apo i ka larguar më shumë njerëzit? Të shfrytëzosh anët pozitive të teknologjisë, por të mos lejosh që teknologjia të të shfrytëzojë ty.

Por një ndikim tjetër tepër i rëndësishëm që nuk duhet nënvlerësuar është dhe fakti që shpeshherë rrjetet sociale ulin dhe vetëvlerësimin e individit, Si p.sh: një ndër to është dhe imazhi që përcillet nga personazhet publik dhe jetën luksoze që ata bëjnë, gjë e cila i ndodh çdokujt prej nesh të ndihen inferiorë përballë fenomeneve të tilla.

Disa nga faktorët negativë që ndikojnë janë:

Të kërkuarit e vëmendjes nëpërmjet fotove dhe selfie-t.

Krahasimi i vetes me tjerët në rrjete sociale e dëmton tej mase vetëbesimin e një personi.

Rrjetet sociale i shpërqendrojnë njerëzit dhe ndikojnë që përdoruesit të kenë probleme me përqendrim dhe fokusim.

Jo vetëm se është dëshmuar që rrjetet sociale e shkaktojnë palumturinë, por edhe mund të çojnë në zhvillimin e disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë shqetësimin dhe depresionin.

Vendosja e fotografive direkt nga celulari online po ashtu mund të jetë një veprim i pakujdesshëm, nëse fotografia zbulon shumë gjëra ku gjendeni, me kë jeni në shoqëri. Ngjashëm është edhe me fotot para shtëpisë, shkollës, etj. Kujdes mos zbuloni më shumë se ç’duhet.

Ky lloj fenomeni fatkeqësisht do gjenerojë ndër vite me funksionin e tij, por mënyra “më e mirë” për ta minimizuar efektin që ka mbi të rinjtë është ndërmarrja e aktiviteteve të ndryshme sportive ose të nxënit e kohës me aktivitete të tjera. Një ndër to janë: palestra, shëtitjet, të lexuarit etj… Duke shpresuar që ky ndikim të sfumohet me kalimin e kohës dhe njerëzit të ndërgjegjësohen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top