Dëshmi

January 13, 2024 | 7:20

Nga Ilir Çumani: Tahir Baçova, edhe pse në të ‘90-tat e tij, më çuditi duke më surprizuar me një pyetje…

Sot, u takova me një nga personazhet emblematikë të historisë së Cirkut Shqiptar, Mjeshtrin e zbutjes së kafshëve të egra,  Tahir Baçova. Edhe pse në të 90-tat e tij, më çuditi dhe më surprizoi me një pyetje:

“Çfarë të bëj që të jetoj edhe më gjatë, dua të shkoj përtej të 100-tave”, – më tha me shumë sinqeritet.

417215830_1551517378721603_7651243026294045624_n

E pashë me admirim dhe me vëmendje për pak çaste këtë Njeri të veçantë, dhe pasi i hodha një vështrim nga këmbët deri tek koka, iu përgjigja:

Kur isha fëmijë, para 45 vjetësh, vija shpesh tek Arena e Cirkut për të parë Arushën Mira edhe ty, si i zoti i saj. Të mbaj mend me atë veshje lëkure të zezë prej sherifi dhe me një kamxhik në dorë që drejtoje me shumë saktësi atë kafshë të egër, e zbutur prej teje, por që në përralla, ne fëmijëve na e tregonin si shumë të frikshme.

Ti, që nga ajo kohë, nuk e ke ndryshuar fare pamjen, dhe shoh që po gëzon shëndet të plotë or Mik!

Të ka privilegjuar Zoti dhe të ka lënë dorë të lirë që ti marrësh më të mirën jetës, i thashë me të qeshur Mjeshtrit.

Mbase duhet të të pyes unë se, çfarë duhet të bëjë Njeriu që të mbërrijë në këtë stad jete ku ndodhesh ti….???

Në fund, për të ç’dramatizuar situatën, kur u ndamë, i thashë me humor:

E di ç’ke ti….!?

Bëj atë që ke bërë deri më tani….

Përderisa ke ditur të rrugëtosh kaq bukur e shëndetshëm duke mbërritur deri tek 90-tat, kush më mirë se vetja jote mundet të udhërrëfejë ambicien që ke për të arritur objektivin e 100 viteve….?!

Jepi forca mjeshtër! Mos ndrysho asgjë nga regjimi jot dhe mos hiq dorë nga gjithçka çfarë ke bërë deri më sot….

Tungjatjeta or Mik!

417154290_760681992780968_797954247777674173_n 413262190_382424027616201_539725348767412938_n 417241537_394106379863945_2162143283204577045_n

P.S – Fotot bardhë e zi, i përkasin filmit artistik shqiptar “Cirku në fshat”, si pjesë e fondit të AQFSH

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top