Sapo dola në mengjes nga shtëpia, u ndesha me një panoramë magjepëse të këtyre engjëjve që nën kujdesin e edukatorëve shëtitnin në mjediset e kryeqytetit…
Të gjithë si drita, të bukur dhe magjepës në botën e tyre të dëlirësisë dhe të pafajësisë…
Dukej se e gjitha kjo atmosferë e krijuar prej tyre po e sfidonte rrokopajën e zhurmëshme të zullumeve të më të rriturve, të cilët me dashje dhe pa dashje shpesh e lëndojnë atë që është më e shejntë dhe më e paprekshme: JETËN!
Fuqia e tyre që buron vetëm nga sinqeriteti, paqja dhe mirësia shpartallon çdo skutë të errët, çdo forcë destruktive dhe të egër, shuan epshet e urrejtjes e të mllefit toksik që synon ta bëj edhe më të pasigurtë dhe të pa jetueshme të përditshmen tonë…
Nuk ka faltore më të shejntë para këtyre engjëjve që na bënë të refkektojmë dhe të pendohemi për ato që nuk duhet ti kishim bërë dhe ato që do të duhet të bëjmë në jetën tonë të përditshme për të ndërtuar një botë më të mirë, një të ardhme edhe më të sigurtë për të sotmen dhe për të ardhmen e brezave që vijnë…
Kjo foto që e shkrepa sot në mëngjes, tashmë do të qëndroj përgjithmonë në tavolinën e punës time, për të reflektuar dhe për tu kujtuar çdo çast se ju kemi një borxh të madh këtyre engjëjve për tu lënë në Shqipëri edhe më të begatë, një Atdhe më të dhembshur, më të mirë dhe më të bukur…
Asnjëherë nuk është vonë…
Të BEKUAR qofshin të gjithë FËMIJËT kudo ata janë….
Përgatiti Ilir Çumani
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.