Në fokus

April 25, 2018 | 8:37

Nga Imo Alikaj: Si ta kuptojmë atakun e panikut

Shumë njerëz që vijnë në terapi për të trajtuar sulmet e panikut thonë se, gjatë sulmit të parë ata menduan se do të çmendeshin apo se kishin ndonjë problem me zemrën. Në fakt, është e vërtetë, ata që vuajnë nga ataket e panikut, përpara se t’i drejtohen terapisë duhet të bëjnë një ekzaminim mjekësor për të përjashtuar sëmundjet organike si: problemet kardiake, hipertiroidet, hipoglicemia ose edhe nga përdorimi i stimulantëve, ndërprerja e drogërave të tjera.

Msc. Imo Alikaj, psikologe klinike, Terapiste EMDR (niveli 1), Terapiste ABA.

Msc. Imo Alikaj, psikologe klinike, Terapiste EMDR (niveli 1), Terapiste ABA.

Një krizë paniku manifestohet me episode të shkurtra të frikës intensive dhe në përgjithësi shoqërohet me simptoma fizike (si djersitja dhe marramendja) dhe simptoma psikologjike (frika e vdekjes, e çmendurisë) që lindin papritur dhe në mungesë të një kërcënimi real të jashtëm. Por gjithashtu, ato mund të jenë situata që shkaktohen nga një ngjarje specifike.

Është e rëndësishme të theksohet se sulmi i parë mund të ndodhë pas ekspozimit ndaj periudhave ose situatave të stresit intensiv dhe të zgjatur, siç janë puna, studimi ose problemet familjare. Shumë njerëz gjithashtu thonë se kanë pasur sulme paniku pas operacionit, sëmundjes ose lindjes së një fëmije.

1

Edhe pse shkaqet e sakta nuk dihen, është e mundur që të një predispozitë gjenetike për zhvillimin e çrregullimit. Megjithatë, është vërejtur një lidhje me ndryshime të mëdha që na ndodhin në jetë, të tilla si diplomimi, fillimi i një punë të re, martesa dhe ardhja e një fëmije. Në mënyrë të ngjashme, stresorët shumë të fortë si humbja e një të dashuri, divorci, humbja e punës mund të kontribuojnë në fillimin e sulmeve të panikut. Ashtu si ato mund të lindin edhe për shkak të kushteve mjekësore të përgjithshme ose shkaqeve të tjera fizike.

Paniku mund të ndodhë kudo dhe në çdo kohë, në kinema, në supermarket, në fund të postës, në veturë ose në punë. Edhe gjumi mund të shqetësohet nga sulmet që mund të ndodhin gjatë natës. Ata që kanë përjetuar panik natën mund të frikohen nga gjumi, duke rrezikuar t’i nënshtrohen lodhjes fizike progresive.

2Një krizë paniku përgjithësisht zgjat disa minuta dhe simptomat gradualisht zvogëlohen përreth një orë. Gjatë këtyre minutave mund të ndodhin disa ose të gjitha simptomat e mëposhtme:

Terror – ndjenja se diçka jashtëzakonisht serioze dhe e tmerrshme mund të ndodhë dhe personi nuk mund të bëjë asgjë për ta shmangur atë

Rrahje zemre shumë të përshpejtuara (Takikardi)

Dhimbje gjoksi

Konfuzion, marramendje

Vështirësia e frymëmarrjes, ndjenja e mbytjes

Hiperventilimi (frymëmarrje të shpejta, të shkurtra dhe jo shumë të thella)

Afshe të nxehta ose të ftohta

Ngrirje dhe mpirje të duarve

Dridhje ose tronditje

Ndjesi jo reale

Frika nga humbja e kontrollit, se do të çmenden ose do bëjnë diçka të turpshme

Frika nga vdekja

Intensiteti dhe shpejtësia e fillimit të panikut janë karakteristikat që dobësojnë dhe frikësojnë individin. Më pas, personi ndihet i lodhur, sikur të kishte bërë një përpjekje intensive.

Pas krizës së parë, shumica e njerëzve kanë frikë se do të kenë një sulm tjetër paniku dhe kështu shmangin situatat në të cilat ata besojnë se ka më shumë gjasa të ndodhë. Kjo frikë, e quajtur ankthi paraprak ose “frika nga frika” mund të kompromentojë aktivitetet e përditshme të njerëzve, edhe nëse nuk kanë rikthime të atakeve të panikut.

Është shumë e rëndësishme që të merreni kryesisht me mënyrën tuaj të reagimit ndaj panikut (besimeve, mendimeve dhe sjelljeve në lidhje me panikun). Duke ndryshuar marrëdhënien me panikun, njerëzit do të mësojnë ta menaxhojnë atë. Metoda për të kontrolluar panikun është të mos i shmangni ato dhe të mësoni se si të merreni me simptomat tuaja.

Më sipër thamë se ataket e panikut kanë simptoma fizike dhe psikologjike, kështu ju nuk duhet t’i shmangni këto simptoma, duhet të qëndroni me to, t’i njihni dhe t’i menaxhoni këto simptoma.

Është e rëndësishme që nëse nuk ia dilni dot vetë, të kuptoni rëndësinë që ka konsulta me një terapist që trajton ataket e panikut.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top