Këshilla & Arsye

March 21, 2018 | 9:30

Nga Juliana Dulla: Mësuesi, model prej nga ku varet e ardhmja e shoqërisë

“Fëmija është dhurata më e madhe që Zoti i ka bërë familjes, shoqërisë dhe gjithë botës” (Nënë Tereza)

Juliana Dulla Msc Psikologe Këshillimi

Juliana Dulla
Msc Psikologe Këshillimi

Jetojmë në një shoqëri e cila gjithmonë e më tepër ka nevojë për modele. Një model i tillë është dhe ai i mësuesit. Mësuesi luan rol shumë të rëndësishëm për edukimin e brezit të ri, nga i cili varet e ardhmja e çdo kombi.

Nuk mjafton që një mësues të shpjegojë apo të korrigjojë detyrat dhe sjelljen e nxënësit, por të kuptojë që është në krye të një misioni mjaft të rëndësishëm.

Nga mësuesi varet e ardhmja shoqërisë.

Është edukimi i gjithanshëm që ndikon në zhvillimin e fëmijës, është vepra themelore e jetës, e cila i është besuar mësuesit dhe sigurisht realizohet nëpërmes përkushtimit, pasionit, është një punë që do angazhim, bashkëpunim. E rëndësishme është që fëmijët jo thjesht te dëgjohen, për më tepër, ata kanë nevojë të kuptohen.

mesuesi

Si në çdo profesion, për më shumë këtu, pasioni i mësuesit nuk mjafton, kërkohet motivimi i brendshëm, punë dhe përkushtim. Duhet të jetë i aftë t’i mësojë nxënësit, që mendjen mos ta përdorë thjesht si një grumbullues informacioni, por ta ndihmojë të zhvillojë imagjinatën, të jetë kreativ etj, sepse shpesh ndodh që fëmijët mësojnë përmendësh të mos e harrojnë dhe e përsërisin, pa ndryshuar asgjë thjesht lexojnë atë që u është dhënë gati, në vend që ta modifikojnë atë mënyrë që të jenë në gjendje të riprodhojnë informacionin.

Vetëm në këtë mënyrë nxënësi arrin të zhvillojë të menduarin, duke mos ngelur të të njëjtat ide, por fillon të eksplorojë dhe të shpalosë ide të reja. Bëhet i aftë të debatojë, të pyesë e të mbajë qëndrim kritik. Jo vetëm të mësojë e përmirësojë informacionin, por të jetë krijues dhe jo thjesht asimilues i njohurive të marra gati.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top