Loja është një komponent i rëndësishëm i zhvillimit dhe mirëqenies social–emocionale të një fëmije. Loja fillon që në foshnjëri dhe ajo e ndihmon fëmijën të bashkëveprojë dhe të mësojë komunikimin dhe të njohë simbolet.
Gjatë lojës fëmijët jo vetëm zbaviten, por zhvillojnë edhe aftësi të ndryshme motorike, sociale, kompetitive dhe konjitive. Loja është e rëndësishme sepse fëmijët gjatë saj shkarkojnë edhe gjendjen e tyre emocionale. Lojërat i mësojnë fëmijët se si të garojnë dhe të jenë të mirë në disa sporte. Por ajo që është më e rëndësishme, është që loja e mëson një fëmijë të fitojë, por edhe të pranojë humbjen. Në lojën me një fëmijë është shumë e rëndësishme edhe përzgjedhja e lojërave që do të përdoren:
Mësojini fëmijët sesi të luajnë me lodrat e tyre dhe pasi të kenë mbaruar t’i vendosin lodrat në vendin e tyre. Disa lodra mund të jenë të rrezikshme për sigurinë e fëmijëve.
Lodrat e mprehta: lodrat me plastikë të hollë ose të përbëra nga qelqi mund të thyhen lehtë gjatë lojës dhe kjo mund të jetë e rrezikshme pasi fëmijët mund të priten apo dëmtohen. Sigurohuni që lodrat të jenë të përbëra nga druri, metali ose plastika e fortë.
Lodrat e vogla: lodrat e vogla ose me pjesë të lëvizshme mund të jenë të rrezikshme pasi pjesët e vogla fëmijët mund t’i fusin në gojë, në veshë ose në hundë. Sigurohuni që të largoni të gjitha pjesët e vogla të lodrave përpara se ta lini fëmijën të luajë i lirë.
Lodrat me majë: lodrat me majë si kunjat dhe kapëset mund të jenë të rrezikshme pasi fëmija mund të shpohet më ato.
Lodrat me volum të lartë: lodrat që imitojnë kafshë njerëz apo armë dhe që kanë nivel të lartë tingulli mund të dëmtojnë dëgjimin. Lexoni përdorimin dhe jini vigjilente ndaj shkrimeve si: Kujdes: mos e afroni më shumë se një metër afër veshit ose Mos e përdorni brenda në shtëpi.
Lodrat elektrike: lodrat me elektricitet janë për fëmijë mbi 8 vjeç. Fëmijët më të vegjël duhet t’i përdorin këto lodra vetëm nëse ju do jeni duke e vëzhguar atë. Ata mund të rrezikohen të digjen ose të prekin elektricitet nëse ju nuk jeni aty.
Lodrat me kordon/litar të gjatë: këto lodra janë të rrezikshme pasi kordoni mund të rrotullohet rreth qafës së fëmijës dhe ta shtrëngojë atë. Kujdesuni që fëmija të mos luajë me lodra të tilla nëse ju nuk jeni aty.
Në tabelën e mëposhtme do të gjeni lodrat e përshtatshme për të përdorur me fëmijën për zhvillimin e tij:
Përzgjedhja e lodrave në përputhje me moshën dhe qëllimin |
|||
Lojëra manipulative për motorikën fine | Lojëra për zhvillimin sensor dhe konjitiv | Lojëra për zhvillimin e imagjinatës | Lojëra për të rritur aktivitetin fizik |
1 VJEÇ |
|||
Tasa për t’i boshatisur dhe rimbushur me objekte
Pazëll me 4-5 pjesë Kuba të mëdhenj |
Lodra që bëjnë zhurmë, kërcasin
Lodra që hapen dhe mbyllen Libra me kapak të trashë |
Telefona lodër
Kukulla Imitoni kafshë |
Top i madh
Shtyni lodra Tërhiqni lodra |
2 VJEÇ |
|||
Kuba
Pazëll me 8-10 pjesë Ndarës të formave |
Instrumente muzikorë
Libra me figura Rërë dhe lodra me rërë Ujë dhe lodra me ujë |
Kukulla dhe aksesorë të kukullave
Imitoni figura: kafshë, njerëz |
Top i madh
Lodra që mund të drejtohen (makina, autobus, kuaj) |
3 VJEÇ |
|||
Kuba druri
Pazëll 12-20 pjesë Treni i drurit dhe aksesorët |
Kolora
Libra Muzik Flluska Lodra rëre dhe uji |
Të veshi dhe të zhveshi rrobat e kukullave
Lodra me pjesë, fermë, aeroport Shtëpi kukullash dhe mobilie Makina, kamionë |
Top
Slitë të vogël Biçikletë me 3 dhe 4 rrota |
4 VJEÇ |
|||
Lodra ndërtimi me pjesë të vogla
Pazëll me pjesë të vogla Blloqe ndërtimi prej druri |
Lodra për të spërkatur me ujë
Lojra kuzhine dhe aksesorë Penela, kolora për të ngjyrosur Libra |
Kështjella, shtëpi kukulle
Kafshë ose figura njerëzish Lojëra me shkëmbim leku me mall Kukulla dhe aksesorë |
Biçikletë të madhe me 3-4 rrota
Topa të mëdhenj plastik
|
5 VJEÇ |
|||
Çekiç, gozhdë
Lodra me pjesë mesatare për të ndërtuar Domino |
Magnet
Libra Penela, ngjyra, kolora |
Kukulla–figura të tjera
Rroba për kukullat Shtëpi të mëdha me mobilie dhe aksesorë |
Biçikletë me 2 rrota
Patina |
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.