Në fokus

April 14, 2018 | 8:45

Nga Kalina Zaka: Lojërat interaktive dhe rëndësia e tyre në zhvillimin e fëmijëve

Loja është një komponent i rëndësishëm i zhvillimit dhe mirëqenies social–emocionale të një fëmije. Loja fillon që në foshnjëri dhe ajo e ndihmon fëmijën të bashkëveprojë dhe të mësojë komunikimin dhe të njohë simbolet.

Kalinë Zaka Psikologe klinike Terapiste ABA

Kalinë Zaka
Psikologe klinike
Terapiste ABA

Gjatë lojës fëmijët jo vetëm zbaviten, por zhvillojnë edhe aftësi të ndryshme motorike, sociale, kompetitive dhe konjitive. Loja është e rëndësishme sepse fëmijët gjatë saj shkarkojnë edhe gjendjen e tyre emocionale.  Lojërat i mësojnë fëmijët se si të garojnë dhe të jenë të mirë në disa sporte. Por ajo që është më e rëndësishme, është që loja e mëson një fëmijë të fitojë, por edhe të pranojë humbjen. Në lojën me një fëmijë është shumë e rëndësishme edhe përzgjedhja e lojërave që do të përdoren:

Mësojini fëmijët sesi të luajnë me lodrat e tyre dhe pasi të kenë mbaruar t’i vendosin lodrat në vendin e tyre. Disa lodra mund të jenë të rrezikshme për sigurinë e fëmijëve.

kids-playing-board-gamesLodrat e mprehta: lodrat me plastikë të hollë ose të përbëra nga qelqi mund të thyhen lehtë gjatë lojës dhe kjo mund të jetë e rrezikshme pasi fëmijët mund të priten apo dëmtohen. Sigurohuni që lodrat të jenë të përbëra nga druri, metali ose plastika e fortë.

Lodrat e vogla: lodrat e vogla ose me pjesë të lëvizshme mund të jenë të rrezikshme pasi pjesët e vogla fëmijët mund t’i fusin në gojë, në veshë ose në hundë. Sigurohuni që të largoni të gjitha pjesët e vogla të lodrave përpara se ta lini fëmijën të luajë i lirë.

Lodrat me majë: lodrat me majë si kunjat dhe kapëset mund të jenë të rrezikshme pasi fëmija mund të shpohet më ato.

Lodrat me volum të lartë: lodrat që imitojnë kafshë njerëz apo armë dhe që kanë nivel të lartë tingulli mund të dëmtojnë dëgjimin. Lexoni përdorimin dhe jini vigjilente ndaj shkrimeve si: Kujdes: mos e afroni më shumë se një metër afër veshit ose Mos e përdorni brenda në shtëpi.

Lodrat elektrike: lodrat me elektricitet janë për fëmijë mbi 8 vjeç. Fëmijët më të vegjël duhet t’i përdorin këto lodra vetëm nëse ju do jeni duke e vëzhguar atë. Ata mund të rrezikohen të digjen ose të prekin elektricitet nëse ju nuk jeni aty.

Lodrat me kordon/litar të gjatë: këto lodra janë të rrezikshme pasi kordoni mund të rrotullohet rreth qafës së fëmijës dhe ta shtrëngojë atë. Kujdesuni që fëmija të mos luajë me lodra të tilla nëse ju nuk jeni aty.

Në tabelën e mëposhtme do të gjeni lodrat e përshtatshme për të përdorur me fëmijën për zhvillimin e tij:

Përzgjedhja e lodrave në përputhje me moshën dhe qëllimin

Lojëra manipulative  për motorikën fine Lojëra për zhvillimin sensor dhe konjitiv Lojëra për zhvillimin e imagjinatës Lojëra për të rritur aktivitetin fizik
 

1 VJEÇ

Tasa për t’i boshatisur dhe rimbushur me objekte

Pazëll me 4-5 pjesë

Kuba të mëdhenj

Lodra që bëjnë zhurmë, kërcasin

Lodra që hapen dhe mbyllen

Libra me kapak të trashë

Telefona lodër

Kukulla

Imitoni kafshë

Top i madh

Shtyni lodra

Tërhiqni lodra

 

2 VJEÇ

Kuba

Pazëll me 8-10 pjesë

Ndarës të formave

Instrumente muzikorë

Libra me figura

Rërë dhe lodra me rërë

Ujë dhe lodra me ujë

Kukulla dhe aksesorë të kukullave

Imitoni figura: kafshë, njerëz

Top i madh

Lodra që mund të drejtohen (makina, autobus, kuaj)

 

3 VJEÇ

Kuba druri

Pazëll 12-20 pjesë

Treni i drurit dhe aksesorët

Kolora

Libra

Muzik

Flluska

Lodra rëre dhe uji

Të veshi dhe të zhveshi rrobat e kukullave

Lodra me pjesë, fermë, aeroport

Shtëpi kukullash dhe mobilie

Makina, kamionë

Top

Slitë të vogël

Biçikletë me 3 dhe 4 rrota

 

4 VJEÇ

Lodra ndërtimi me pjesë të vogla

Pazëll me pjesë të vogla

Blloqe ndërtimi prej druri

Lodra për të spërkatur me ujë

Lojra kuzhine dhe aksesorë

Penela, kolora për të ngjyrosur

Libra

Kështjella, shtëpi kukulle

Kafshë ose figura njerëzish

Lojëra me shkëmbim leku me mall

Kukulla dhe aksesorë

Biçikletë të madhe me 3-4 rrota

Topa të mëdhenj plastik

 

 

5 VJEÇ

Çekiç, gozhdë

Lodra me pjesë mesatare për të ndërtuar

Domino

Magnet

Libra

Penela, ngjyra, kolora

Kukulla–figura të tjera

Rroba për kukullat

Shtëpi të mëdha me mobilie dhe aksesorë

Biçikletë me 2 rrota

Patina

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top