Pika referimi

May 26, 2018 | 8:35

Nga Leonita Susuri: Rikthimi… ende ka jetë!

Të gjithë jetojmë në një botë, por me mendje të ndryshme. Çështja është: Jeta dhe vdekja, të ekzistuarit e së cilës, i jep kuptim universit: qenia njerëzore.

Nga Leonita Susuri, psikologe

Nga Leonita Susuri, psikologe

Numërimi i mëngjeseve dhe mbrëmjeve, i të gjitha aktiviteteve, të vepruarit e tij, quajtur kohë. Me çfarë gjëra të kuptimta dhe të pakuptimta shpenzojmë? Sa e pranojmë botën dhe sa besojmë jetën? Është e vërtetë! Është vetëm një jetë.

Kjo që po jetojmë, por si po e jetojmë?

Për të kapur një moment , për të kapur një çast. Imagjinatën ta bëjmë realitet, dhe pas një kohe realitetin e kthejmë në imagjinatë. Të jetojmë me zhurmën e zemrës, me zhurmën e dashurisë.

Të mos ndjehemi të vetmuar. Të lidhemi fort me suksesin, me njerëzit, me jetën. T’i dashurojmë ato.

Vrapojmë pas arritjes së qëllimeve, i të qenit ambicioz. Ta ndjekësh rrugëtimin, këtë rrugëtim që ke nisur.

Ndonjëherë, hapat të çuan në rrugën e realizimit të qëllimit për të parën herë. Dhe ndonjëherë, ke sakrifikuar aq shumë e nuk të çoi asgjëkund. E vetmja gjë që bën, të besosh në të mundurën. Vazhdon… Ende ka jetë.

Dëshira e pashmangshme për të qenë e lumtur, duke vallëzuar me ritmin me të bukur. Ajo çfarë na ndryshon kur dëgjojmë ritmin e këngës më të dhimbshme, të përjetuarit e kujtimeve të së shkuarës.

Ne humbasim kohën me vetëdijen e plotë, qëndrojmë me orë e ditë, duke u ndalur në ato momente , vetëm në ato momente. Ne e bëjmë këtë, orientimi ynë i turbullt për të shkuar para. Të ngecësh në të pandalurën.

grua… Ndërkohë që, në realitet koha ecën me shpejtësinë maksimale. Dhe me kalimin e saj, ne vrapojmë, duke u vetëdijësuar se stacioni i trenit po vjen e po shkon, shikojmë orën, se nuk ka kohë më. Është çështje vitesh dhe jo shekujsh.

Dhe ne vrapojmë për të mos u vonuar, për këtë kohë kaq të limituar, kaq…

Gjithmonë ekziston një fund. Një fund për t’u penduar. Një fund për t’u përmirësuar. Një fund për t’u mësuar.

Vazhdon… Ende ka jetë.

Ia nisim me fillimin e bukur, por përfundojmë prapë të tillë. Përsëri, përsëri, përsëri. Udhëtim i lodhshëm, i mundimshëm, i pandalshëm. Është thjeshtë një jetë, duke jetuar plotë jetë.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com