Gjumi është një nga nevojat bazike më të rëndësishme për njeriun e sidomos për fëmijët. Sasia dhe cilësia e tij ndikojnë në mirërritjen, rezultatet akademike dhe mënyrën se si ata ndërveprojnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe të tjerët.
Studime të shumta kanë treguar se si rezultat i privimit të gjumit për arsye të ndryshme, fëmijët dhe adoleshentët kanë performancë jo të mirë akademike dhe sjellje të varfër sociale.
Janë disa shkaqe të privimit të gjumit si:
Higjiena e papërshtatshme, e cila përfshin:
– orar jo të rregullt të gjumit
– mjedis të papërshtatshëm
– përdorim të kafeinës, alkoolit, pijeve energjike
– përdorim të teknologjisë
Një tjetër arsye e gjumit të pakët është neglizhenca e prindërve, të cilët nuk vendosin orare dhe nuk kujdesen për gjumin e fëmijëve të tyre.
Duhet të përmendim këtu edhe disa arsye të tjera “Çrregullimet e gjumit” ku përfshihen:
– Hipersomnia, privimi vullnetar i gjumit në netët e mëparshme
– Insomnia, pamundësia për të marrë gjumin e mjaftueshëm
– Apnea e gjumit, si rezultat i bllokimit të frymëmarrjes, duke ekspozuar organizmin nga mungesa e vazhdueshme e oksigjenimit
– Narkolepsia (çrregullim neurologjik), rënie në gjumë gjatë ditës, pavarësisht sasisë së mjaftueshme natën e kaluar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.