Fëmijët kanë nevojë për këshilla dhe orientime. Sidomos kur janë të vegjël, është një domosdoshmëri nga ana e prindërve për të vendosur disa rregulla, të cilat të jenë fitimprurëse për të dyja palët.
- Nxiteni të stërvitet | Aktiviteti fizik rrit përqendrimin dhe fuqinë te fëmija.
- Ushqejeni me vlera ushqimore | Ushqeni fëmijën me karbohidrate dhe proteina çdo mëngjes. Ato janë ushqimi më i mirë për trurin.
- Largojini fëmijët nga ekranet | Smartfonët pengojnë zhvillimin e trurit dhe shpërqendrojnë fëmijën.
- Jepini fëmijës detyra ditore | Përgjegjësitë dhe detyrat i bëjnë fëmijët të përqendrohen për përfundimin e tyre.
- Shpërbleni fëmijët | Të shpërblesh, d.m.th t’u japësh atyre atë që ata dëshirojnë më së shumti, një shëtitje, lodrën e preferuar, etj.
- Ulni konsumin e sheqerit | Konsumi i ëmbëlsirave e bën fëmijën të shpërqendruar.
- Mësojini teknika relaksimi | Ato largojnë stresin dhe mbushin fëmijën me energjinë e duhur.
- Gjumë i majftueshëm | Orët e pakta dhe gjumi i çrregullt mund të jetë faktor nervozizmi dhe shpërqendrimi për ditën e nesërme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.