Këshilla & Arsye

March 23, 2018 | 13:08

Nga Lira Gjika / As gëk as mëk. Mungesa e tolerancës së prindërve shkatërron vetëvlerësimin e fëmijëve

“Mbylle se ta vesha”, “as gëk mos të bësh, dëgjove?” dhe pastaj kthehen nga njëra-tjetra, apo njëri-tjetri dhe vazhdojnë: “oj, se nuk na la rehat”. “E duan nga një shpullë”, “ohu s’kemi nerva”… Këto shprehje, të shoqëruara me shikimin e ngrysur prej të rrituri të inatosur, pse ju prish qetësia e vet, dëgjohen e shikohen njëlloj, në lokale moderne, apo lokale të thjeshta dhe në rrugët e Tiranës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Këto shprehje përdoren, pa dallim nga të gjithë të rriturit me shkollë apo pa shkollë, nga nënat dhe baballarët, nga gjyshe dhe gjyshër. Prindër, që flasin gjysma anglisht e gjysma shqip dhe gjyshër e gjyshe, që flasin si të munden, në këtë “pikë” janë njëlloj. Ndërsa fëmija aty në cep, me një pako patatina apo coca-cola në dorë, me lot në sy dhe i fyer e i trembur brenda vetes, e mbush shpirtin me inat dhe dyshime. Janë këto skena “të vogla” të cilat, nxitin “errësirën” në shpirtin dhe mendjen e fëmijës, që ndërtojnë “muret e heshtjes” ndërmjet fëmijës dhe vetes, dhe ndërmjet prindit e fëmijës.

Këta të rritur, prindër dhe gjyshër, që nuk lenë lodër pa u blerë fëmijëve, e humbin durimin në çast, kur u prishet terezia dhe harrojnë që janë në publik. Të rritur, që për pak tolerancë, nga ana e tyre, shkatërrojnë në publik, vetëvlerësimin që fëmija po përpiqet të ndërtojë me mundim. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top