Editorial

March 23, 2018 | 13:00

Sëmundjet që shkakton ndotja e ajrit

Ajri që ne thithim është mjaft i rëndësishëm në shëndetin tonë po ashtu edhe për mjedisin që na rrethon. Ndotja e tij edhe pse mund të mos jetë shumë e dukshme është vdekjeprurëse.

Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike të cilat kanë efekte mbi organizmin tonë, mjedisin, atmosferën.

Dioksidi i karbonit është cilësuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë.

Disa sëmundje që janë të lidhura me ndotjen e ajrit janë: kanceri, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërisë, astma, bronkiti, pneumonia, alergji të ndryshme etj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 63% e njerëzve vdesin nga kanceri në mushkri, 34% nga stroku (goditja në tru) dhe 27% nga sëmundjet kardiake. Ajri i pastër = të ardhme të shëndetshme.

Burimi / https://ata.gov.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com