Këshilla & Arsye

February 26, 2018 | 13:33

Nga Lira Gjika / Autoriteti është karakteristikë e njeriut qytetar, e njeriut të mençur

Çdo njeri edhe ai më i padituri ka një dëshirë ëndërr, që kur të flasë, të gjithë ta dëgjojnë dhe ti binden. Ti binden, jo nga frika, por nga fuqia që buron nga fjala e tij. Kjo veti kaq e dëshiruar, quhet autoritet.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Autoriteti ka atë veti, që shmang frikën dhe vë në lëvizje mekanizmat e respektit, të bindjes dhe të tolerancës. Autoriteti është karakteristikë e njeriut qytetar, e njeriut të mençur. Për autoritetin e të rriturit ka nevojë si ajri, fëmija dhe sidomos adoleshenti, pasi i rrituri është modeli dhe vlera për jetën dhe të ardhmen e tij.
Autoriteti i të rriturit ndaj adoleshentit duhet të bazohet vetëm tek fjala dhe tek toleranca e të rriturit. I rrituri nuk duhet të përdorë apo të abuzojë me fuqinë, që i jep mosha dhe pozicioni, atëherë nuk bëhet fjalë për autoritet, por është pushtet.

Për fat, autoriteti dhe pushteti shpesh herë nuk dallohen nga njeri-tjetri, por prindi, një baba apo nënë dhe një mësues (si mashkull ashtu edhe femër) e ka për detyrë ta njoh dhe ta dallojë diferencën. Në të kundërt, do të humbasë besimin e adoleshentit dhe kështu, do të bëhen të huaj. Të bërit të huaj aktivizon “muret e heshtjes”, që janë aty në hije të çdo shpirti njerëzor. Ato hyjnë menjëherë në veprim dhe gjithçka bëhet shumë e vështirë, duke filluar nga komunikimi.

Autoriteti i të rritur është i domosdoshëm për realizimin e vetëdijes, tek adoleshenti. Fjala e të rriturit është si një “litar shpëtimi” për t’u ngjitur nga abisi i errët i padijes, që vjen nga të qenit i parritur. Fëmija në përgjithësi dhe adoleshenti në veçanti, kanë nevojë për autoritetin për të kuptuar fuqinë e fjalës dhe çdo të thotë i rritur. Nëse të rriturit nuk arrijnë t’u transmetojnë këtë vlerë autentike të njeriut, atëherë do të sundojë konfuzioni dhe mosbesimi te fjala si veti vetëm e njeriut dhe autoriteti do të mbetet vetëm një dëshirë e paarritshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top