Këshilla & Arsye

March 24, 2018 | 9:47

Nga Lira Gjika / Edukimi është vullnet dhe përgjegjësi, prandaj përzgjidhni fjalët dhe sjelljet

Shprehjet e tmerrshme, që nuk na shkulen nga fjalori i përditshëm: “Nuk më beson ti mua, më vdektë djali apo vajza që po të them të vërtetën”, “Pse fëmijë jam unë që të më urdhërosh apo gënjesh ti”? “Mos kujto se jam fëmijë që të bësh çfarë të duash me mua”.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Këto shprehje flasin vetë se sa të përgjegjshëm jemi për fëmijët tanë. Këto shprehje tregojnë konsideratën e ulët që kemi për fëmijët, të cilët i gënjejmë, nuk i marrim në konsideratë, i kthejmë në sende me vlerë apo pa vlerë sipas rastit dhe i urdhërojmë pa i përfillur. I themi fjalët pa gjë të keq, pa na shkuar në mëndje se çfarë po deklarojmë.

Askujt nuk i shkon në mendje se këto shprehje dhe të tjera si këto, janë modeli i edukimit dhe sistemi i vlerave që ne u demonstrojmë dhe ofrojmë fëmijëve tanë. Askujt nuk i shkon në mendje se si i përjetojnë fëmijët këto shprehje që dalin nga goja e prindërve dhe e të rriturve të tjerë. “Fëmija nuk dëgjon çfarë i thuhet, por shikon se si sillet i rrituri”, thotë një shprehje e urtë. Zakonin e të gënjyerit, e të sjellurit keq dhe mosrespektimin, fëmija e mëson nga të rriturit.

Kujdes prindër e të rritur të tjerë, kur flisni me njëri-tjetrin dhe kur pretendoni nga fëmija. Edukimi është vullnet dhe përgjegjësi dhe jo urdhër e shpërdorim, prandaj kontrolloni fjalët dhe sjelljen tuaj, përzgjidhini ato. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top