Këshilla & Arsye

November 5, 2018 | 12:04

Nga Lira Gjika / Edukimi tek fëmijët përcillet përmes veprave dhe jo fjalëve

“Gocë e keqe! Ti je gocë e keqe, ti duhet të çoheshe dhe t’i liroje vendin zonjës”. Kush udhëton me autobuz, e has shpesh këtë skenë, ku nëna apo babai i drejtohet vajzës apo djalit 3,4,5 vjeç apo dhe më shumë, në këtë mënyrë. Fëmijët të hutuar nga sjellja e të rriturve, hezitojnë të çohen, ose refuzojnë dhe mbrohen si në këtë rast:- “jo, nuk jam gocë e keqe, un jam e mirë, por jam e lodhur”. Të gjithë të pranishmit, përfshi edhe nënën, qeshën.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Nënës as që i shkonte në mend, që po e fyente publikisht vajzën e saj të bukur, për të cilën është gati të japë dhe jetën, por nuk është gati të mendojë për të përzgjedhur fjalët dhe çfarë efekti ka mënyra e saj e të sjellurit, mbi vajzën e vogël. Gjithashtu nënës, (dhe jo vetëm kësaj nëne, por në përgjithësi prindërve), nuk i shkon në mend, që po e mëson të gënjejë vajzën e vogël. Vajza u justifikua, se ishte e “lodhur”, Në fakt nuk do të ngrihet, ka qejf të rrijë e ulur pranë nënës, e te flasë me të apo të sodisë nga dritarja.

Fëmija nuk arrin ta kuptojë këtë pretendim të të rriturve. Ata, të rriturit, nuk e lenë vendin e tyre për tjetrin, pse ja pretendojnë fëmijës? Gjithashtu fëmija nuk ka kurajo të thotë se “ky vend është vendi im se e kam zënë e para”. Fëmija e ndjen, që është më mirë të japë një argument prej të rrituri, “jam e lodhur” se sa të tregojë atë që ndjen, që nuk do të ngrihet e t’ia lejë vendin e vet dikujt tjetër që as dhe e njeh.

Për të plotësuar kuadrin, nënës nuk i shkoi në mend, që të çohej ajo e t’i linte vendin zonjës së moshuar, që t’i tregonte me veprim vajzës së saj, se si sillen të rriturit dhe jo duke dhënë urdhra e duke ndenjur vetë ulur. Edukimi nuk bëhet me urdhra, por me model dhe shembuj nga të rriturit, si dhe me shumë butësi dhe durim nga ana e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top