Në këshillimoret e fëmijëve, ku nëna shkon të vizitojë fëmijën shpesh ndodh, që mjeket dhe mamitë, t’i prekin gjirin duke i thënë gjithë “kompetenca”- ku ke qumësht ti?!

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Kjo procedurë nuk duhet aplikuar. Nëna nuk duhet t’iu nënshtrohet diskriminimeve të tilla. Ajo nuk duhet të lejojë askënd, përfshirë edhe specialistin, t’ia prekin trupin jashtë dëshirës së saj. Nëna nuk duhet ta lejojë, që padija “të vrasë” qumështin e saj.
Qumështi është mbi të gjitha emocional dhe bota emocionale e lehonës, e gruas që sapo ka lindur, është shumë e brishtë. Një situatë e rënduar, çon deri në ndërprerje të qumështit. Kushdo me pakujdesinë e tij mund të dëmtojë nënën e re.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.