Radiografi

January 25, 2019 | 12:28

RE/ MAX 100+1, kompania e parë në botë në tregun imobiliar!

Nga Orjona TRESA / Fotot Vlasov SULAJ

Tanimë cilësohet metropol, me ndërtime që po i shtohen dita-ditës, duke marrë një trajtë dhe dimension më të gjerë gjeografike. Tirana, ky qytet plot jetë, shihet jo më thjesht si një mundësi e mirë për të banuar, por më shumë se kaq, një portë e madhe hyrëse për mjaft biznese, vendase dhe të huaja që kërkojnë të ngrenë aktivitetin e tyre në qendër e rrethinat e saj.

Për arsye të shtrirjes së aktiviteteve të larmishme, veç bizneseve, kryeqyteti po thith gjithnjë e më shumë banorë të rinj. Si dhe më parë se kaq, fokusi mbetet sërish kryeqendra e republikës, ndërsa orientimi drejt tregut kërkon struktura të posaçme, mirëfilli për të gjetur hapësirat më të përshtatshme për t’u instaluar. E gjitha filloi si një ëndërr, një plan dhe një bllok shënimesh. Gjithçka u bë realitet falë investimit që do të tërhiqte ekspertët më të mirë të agjencive imobiliare në botë për të ngritur brandin më të kërkuar në kohët që flasim, RE/MAX.

Kush është RE/MAX?

RE/MAX është rrjeti më i madh botëror në sektorin e pasurive të paluajtshme, është kompania e parë në tregun imobiliar në botë, për pasojë, më e përgatitura me stafin më të kualifikuar e me mjaft përvojë. RE/MAX përbëhet nga 120,000 agjentë të pasurive të patundshme në gati 100 vende. RE/MAX, askush në botë nuk shet më shumë pasuri të patundshme!

RE/MAX Albania

Bashkëpunimi, kryefjala e biznesit dhe suksesit!

Ata sot janë një skuadër e madhe, një ekip i fortë, një aks rregullator i mirëtrajnuar në fushën e shitje-blerjes së ambienteve të banimit, atyre që modifikohen për biznes, e për këdo që kërkon të dijë, shesë apo blejë një pronë në Tiranë, por edhe në qendrën tjetër më të madhe urbane pranë saj, në Durrës. 100+1, mbetet një shifër absolute, që nënkupton më shumë për këtë skuadër të rinjsh me logon RE/MAX. I gjithë ky staf është i organizuar me 12 zyra. RE/MAX Advantage 1, RE/MAX Advantage 2, RE/MAX Exclusive, RE/MAX Golden, RE/MAX Infinity, RE/MAX Infinity Plus, RE/MAX Koncept 1, RE/MAX Koncept 2, RE/MAX Plus, RE/MAX Premium, RE/MAX Vizion, RE/MAX Impact.

Fuqia e grupit

Forca e grupit dhe bashkëpunimi është kryefjala e kësaj kompanie, e cila edhe në Shqipëri ka marrë trajtën e një suksesi pa kthim. Vajza dhe djem të rinj, të gjithë me energji dhe të motivuar në emancipim të tregut, rritjes së shërbimit dhe përmirësimit të përvojës së klientit. Kjo skuadër e madhe funksionon duke bazuar kontributin dhe nxitjen e grupit për të ndihmuar këdo zgjedh të ndajë përvojën e tij me një prej përfaqësuesve të RE/MAX Albania.

Nuk ka ndasi, nuk ka eprorë, funksionojnë si një rrjet i vetëm, një zgjedhje për të nënkuptuar barazinë dhe ofrimin e ndihmës pa marrë askush rolin e primatit. Të gatshëm për të dhënë shërbimin e tyre, falë funksionimit të infrastrukturës dhe operatorëve, të cilët punojnë deri në orët e vona. Për këdo zgjedh qoftë dhe një këshillë, ata janë aty për të të orientuar, ndërsa kur dakordësia shkon edhe më tej, zëreni një punë të mbaruar.

Përfito pa humbur kohë!

Nëse doni të shisni shtëpinë apo ta jepni me qira, kërkoni një mjedis për zyrë a hapësirë për biznes e nuk dini nga t’ia nisni apo të bëni dokumentacionin përkatës, RE/MAX Albania funksionon si një e tërë për të të dhënë kënaqësinë e shërbimit të arritur 100% pa u lodhur e vrarë mendjen se si do ia bësh me qindra shkresa a dokumente ligjore që të zvarrisin dyerve a zyrave të shtetit. E gjithë kjo e ka një kosto emocionale, sociale, por dhe të një kulturë shërbimi që jo mirëfilli perceptohet në shoqërinë tonë, por ky grup prej 101 të rinjsh shqiptarë, ia kanë dalë t’u falin garanci dhe siguri klientëve, duke vlerësuar këtu dhe kënaqësinë e bashkëpunimit dypalësh.

 Juliana, Ilda, Erioni, Ariana, Besardi, Keltin etj., falë përvojës së gjatë nëpër agjenci të ndryshme imobiliare kanë sjellë një model avantazhues për Shqipërinë, i cili ka dhënë frytet në një pesëvjeçar përmbushës, duke përfshirë këtu dhe vitin në vazhdim.

Trajnimet, A-ja e suksesit!

Zhvillimi personal është fokusi i këtij shekulli për kompaninë më të madhe dhe inovative RE/MAX. Kjo është pika kyçe e një agjenti në jetëgjatësinë dhe progresin e aktivitetit ku kontribuon. Në fund të muajit maj dhe në fillim të qershorit, jo pa qëllim kompania organizoi seminarin “Mindset for Success” me të vetmen trajnere të certifikuar nga John Maxwell International në Shqipëri, Dr. Anila Kaba Bashllari.

Falë gjuhës së saj, që përcjell gjithmonë pasion, energji, pozitivistet dhe motivim në çdo fjalë të artikuluar prej saj, trajnimi kish në fokus energjinë dhe potencialin e pakufijshëm brenda secilit prej bashkëpunëtorëve. “Inteligjenca emocionale”, koncept i cili po bëhet masivisht i njohur në ditët e sotme, që mund të thuhet pa frikë, një nga zbulimet më të rëndësishme të shek. XXl, solli në vëmendje këtë mendësi inovative, e cila ka një efekt magjibërës dhe ndryshues jete, për të rritur personalisht dhe profesionalisht të rinjtë. Trajnimi kish për qëllim të mbante 100% të fokusuar dhe të etur për akoma më shumë të rinjtë që kanë zgjedhur RE/MAX Albania.

Harmoni dhe mbarëvajtje falë aktiviteteve të lira

Sekreti i bashkëpunimit, i një performance kreative dhe motivuese në kompani janë padyshim aktivitetet jashtë petkut të agjentit. 101 të rinjtë e RE/MAX Albania që në krye të herës kanë kuptuar se aktivitetet jashtë profilit do të sillnin jo pak mirëqenie në raportin trup-mendje. Është kjo alternativë që i bën ata më të veçantë, duke zgjedhur mes vrapit, palestrës, notit, sportit, team building, organizimeve të kampionateve të volejbollit apo edhe një kurimi estetik me ngjyrat e RE/MAX, të jetojnë shëndetshëm. Kjo është gjithaq një zgjidhje efektive edhe për aspektin performues përgjatë ditëve të javës.

Përgjegjësia sociale

Një vend të rëndësishëm në atë që na është njehsuar me të jetuarit, është dhe efekti i humanizmit përmes filantropisë. Skuadra e RE/MAX Albania tani është duke prodhuar balonën e bamirësisë. Qëllimi është që një përqindje e të ardhurave, sipas mundësive, të shkojë për bamirësi.

B4B ndërmjet zyrave

Fryma e grupit është, “të punojmë, mësojmë, zhvillohemi dhe festojmë së bashku!” Kështu kanë zgjedhur që përmes takimeve të lira të shkëmbehet informacion e teknika të vlefshme, të ketë njohje dhe miqësi mes njëri-tjetrit si dhe prezantohen pronat respektive që t’ju ofrohet mandej një shërbim sa më profesional dhe i shpejtë klientëve. Mbrëmjet shoqërohen me drinks dhe snacks për të stimuluar biznesin ndërmjet zyrave.

Marketing në mediat sociale

Kjo është dhe pjesa me efektive për të përçuar punën e një grupi të madh dhe emrin e një kompanie të fuqishme botërore në rrjetin e pasurive të paluajtshme. Gjithçka në kohë reale përmes Facebook, Instagram dhe Linkedin.

  1. RE/MAX gjigandi botëror në Real Estate.
  2. Në 5 franchise më të rëndësishme në botë
  3. Tashmë me fokus në zhvillimin e tregut ballkanik

RE/MAX Albania e filloi aktivitetin e saj më 2013 me synimin për të ndërtuar një rrjet të një cilësie më të mirë të zyrave të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, përmes së cilës njerëzit mund të blejnë, të shesin apo të marrin me qira pronën e tyre ideale. Zyrat janë të lokalizuara aktualisht në Tiranë dhe Durrës. Fokusi themelor është krijimi i një tregu pune për të rinjtë që duan të gjejnë veten brenda vendit të tyre; Përpjekje të përditshme nga brokerat për të krijuar një mikroklimë të shëndetshme për punonjësit, ku të rriten personalisht e profesionalisht.

Avantazhi i RE/MAX

Gjatë 40 viteve të fundit, RE/MAX ka ndërtuar një reputacion për veten bazuar në cilësi të lartë dhe përkushtim ndaj shërbimit. Kjo falë përzgjedhjes së agjentëve me nivelin më të lartë arsimor, të mirëtrajnuar, me burime dhe mbështetës. Pa marrë parasysh se ku ndodheni në botë, agjentët ndajnë qëllimin kolektiv për ta bërë procesin e blerjes dhe shitjes një nga përvojat më të paharrueshme dhe më të kënaqshme të jetës së klientit të tyre.

Rrjeti RE/MAX

Pa dyshim, një forcë e madhe e RE/MAX është rrjeti i gjerë brenda industrisë së pasurive të paluajtshme. Qasja globale e saj siguron përfitimin e një numri më të madh të kontakteve.

Ekspertët lokalë me një botë përvojë

Agjentët RE/MAX gëzojnë qasje më të madhe në një treg global. Ata njihen në mbarë botën si ekspertë vendas dhe global me një botë përvojë. Kur flisni me një agjent RE/MAX, do të zbuloni se ata kanë njohuri të plotë të: zonës lokale, zhvillimit dhe infrastrukturës së planifikuar, si dhe mundësitë brenda komunitetit. Kjo do t’jua lehtësojë vendimin në blerjen e shtëpisë tuaj të re.

Besnikëria e klientit

RE/MAX krenohet me numrin e blerësve dhe shitësve RE/MAX që i referojnë agjentët te familja dhe miqtë e tyre. Agjentët e RE/MAX zakonisht gjenerojnë në një përqindje të madhe të biznesit të tyre nga klientët e kaluar dhe referimet. Angazhimi për shërbim cilësor dhe qëndrim në komunitet do të thotë se kur zgjedh një agjent RE/MAX, do të keni një agjent të pasurive të patundshme për jetën. Sistemi i franchise-s RE/MAX është mjeti kryesor për rritjen personale dhe të biznesit me një set standardesh që ju ndihmojnë të jeni të suksesshëm në e pronave të patundshme:

  • Marketing & PR – rrisni vizibilitetitin tuaj
  • Brand-ditën që i bashkoheni RE/MAX është dita ku e gjithë bota ju njeh
  • Teknologji të avancuar – akses në mjete moderne të menaxhimit
  • Networku – mbi 90,000 ekspertë vetëm një hap larg
  • Edukata & Trajnimet – gjithçka për t’u rritur personalisht
  • Mbështetja & Shërbimet – për çdo pyetje e kemi përgjigjen gati
  • Sistemi i Shitjeve – shitje si RE/MAX, një botë më vete

TË GJITHA TË KRIJUARA ME NJË QËLLIM TË VETËM: SHËRBIM I KLASIT TË PARË!

RE/MAX është rrjeti më i madh botëror në sektorin imobiliar. I themeluar në vitin 1973, ai ka më shumë se 100,000 bashkëpunëtorë shitjesh në 100 shtete. Sot është një nga brandet e pasurive të paluajtshme më të njohura në Europë dhe në mbarë botën. Receta e suksesit te RE/MAX është fokusi në njerëz/klientë, konsulentë, brokera/pronarë. Sigurimi i tyre me mjetet më të mira, mbështetje të vlefshme dhe mundësi edukimi.

RE/MAX siguron një standard të vazhdueshëm dhe cilësor të shërbimeve të pasurive të paluajtshme për të gjithë klientët, të cilët përfitojnë nga bashkëpunimi midis zyrave, i cili thjeshtëson blerjen dhe shitjen e shtëpive ndërkombëtarisht. Një biznes familjar e ngriti RE/MAX-in në vendin e parë në Europë. E gjitha filloi më 1973, nga Dave dhe Gail Liniger, me prezantimin e një koncepti maksimizit në sektorin e pasurive të paluajtshme, të cilët arritën ta revolucionarizonin këtë treg. Kjo ide arriti sukses të lartë dhe mundësoi zhvillimin e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar të profesionistëve të pasurive të paluajtshme. Më 1995,

Walter Schneider dhe Frank Polzler e sollën balonën e RE/MAX drejt Europës, duke themeluar selinë evropiane në Zug, Zvicër dhe Vienë, Austri. Ata ishin forca iniciuese e zgjerimit të RE/MAX në tregun kanadez më 1980 dhe 15 vite më pas edhe në Europë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top