Këshilla & Arsye

May 16, 2018 | 12:39

Nga Lira Gjika / Ja se si të shmangni shqetësimin në lidhje me ushqyerjen e fëmijëve

Shqetësimi gjithnjë në rritje për problemet në lidhje me ushqimin si mbipesha, anoreksia dhe bulimia, i ka shtyrë shkencëtarët të studiojnë me shumë kujdes se si ndërtohen këto probleme dhe kur duhet filluar të jemi të vëmendshëm që të mund t’i shmangim.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Arsyen kryesore e gjejnë te mënyra e keqe e të ushqyerit, që në fëmijërinë e hershme. Në këtë mënyrën e keqe të ushqyerjes përfshihet, që nga sasia e duke vazhduar me përdorimin e ushqimit si shpërblim apo duke e ushqyer me zor dhe kohë e pa kohë e vend e pa vend. Kërkimet kanë treguar, se masa më e saktë e një vakti është grushti i dorës së vetë fëmijës. Një vakt duhet të përbëhet nga dy masa sa grushti, njëra të jetë me proteina dhe perime tjetra me karbohidrate fibra dhe fruta.

Pra sasia e shqimit, që duhet të marrë fëmija në një vakt, duhet të jetë e barabartë me madhësinë e dy grushteve të dorës së vetë fëmijës. Sasia e tepërt është stërmundim për organizmin. 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com