Këshilla & Arsye

September 19, 2020 | 8:06

Nga Lira Gjika / Ka vetëm një mënyrë për të edukuar fëmijët: qetësi, butësi dhe të qëndruarit i prerë

“E kam provuar me të gjitha mënyrat, moj me të mirë e me të keq, por ky është allasoj fëmije vetëm qan e bërtet”. Prindër, nuk ka gjithfarë mënyrash për të edukuar fëmijën ashtu siç dëshironi, është vetëm një mënyrë: qetësi, butësi, të qëndruarit i prerë në vendimin që keni marrë dhe t’i jepet e drejtë të jetë i mërzitur meqenëse nuk i plotësohet dëshira.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Prindër mos plotësoni asnjë dëshirë kur fëmija qan apo bërtet, por qetësojeni dhe pasi të jetë qetësuar flisni me fëmijën. Nëse ju mendoni që mund t’ja plotësoni dëshirën, plotësojani menjëherë, nëse jo, sqarojeni se dëshira mund të plotësohet në një kohë tjetër ose nuk plotësohet fare. Kur ja plotësoni dëshirën, pasi fëmija qan e bërtet, atëhere këtë mënyrë ja ktheni në sjellje dhe si të vetmen mënyrë për të plotësuar dëshirat.

Për fat të keq ju ja plotësoni dëshirën fëmijës, pasi keni humbur durimin. Kjo është forma më e keqe, sepse i tregon fëmijës që bezdisja është një mënyrë e mirë përfitimi. Kujdes nga kjo sjellje e keqe që nuk keni durim të bëni më të mirën për fëmijën, por i bini shkurt që të shpëtoni nga bezdia dhe padurimi kur fëmija qan.

Dhe ju gjyshër me atë ndërhyrjen tuaj pa vend “se unë nuk duroj dot se jam gjyshe e gjysh e më dhimbset”. Në vënd që të ndihmoni fëmijët tuaj që t’ja dalin t’i edukojnë fëmijët e tyre si duhet, t’i nxitni ata që të kenë pak durim dhe t’ja dalin që tu mësojnë rregullat e mira dhe të marrin komanda me fjalë, gati u vini “stërkëmbshin” prindërve të rinj, fëmijëve tuaj, në emër të një pseudokeqardhje që bën vetëm keq.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top