Këshilla & Arsye

February 20, 2018 | 13:27

Nga Lira Gjika / Koncepti i së mirës

Ajo që i mungon edukimit tonë, është koncepti i të mirës dhe të keqes. Ne i përdorim si fjalë apo e kërkojmë nga fëmija të “sillet mirë” të mos “bëhet i keq”, por se si ndodhin e fitohen këto veti askush nuk ja mëson fëmijës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të rriturit pranë fëmijës, vetë sillen pa menduar, nuk i përzgjedhin fjalët kur janë të nxehur. I dominon ngarkesa e tyre emocionale dhe nuk i lejon paaftësia për të menaxhuar si nervozizmin ashtu edhe padurimin.

Flasin të gjithë në të njëjtën kohë, pa e dëgjuar tjetrin se çfarë thotë. Përdorin fjalën e parë që u vjen në mëndje pa e kaluar nëpër sitën e mendimit. Pa përmendur këtu, mallkimet dhe të bërtiturat kur ndodh ndonjë gjë që nuk është sipas rregullave apo u prish terezinë.

Këto mënyra të sjelljes e pengojnë fëmijën të ndërtojë një ide të qartë për të mirën dhe të keqen. Sistemi i vlerave dhe modelet që e rrethojnë fëmijën, lenë për të dëshiruar në këtë drejtim.

Kini kujdes prindër e të rritur, zgjidhini fjalët dhe veprimet tuaja dhe mos harroni asnjëherë fëmijën që ju vëzhgon pareshtur. Ai, fëmija do të bëhet ashtu siç silleni ju. Njerëzorja mësohet dhe përvetësohet nëpërmjet qëndrimit të të rriturve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top