Këshilla & Arsye

February 9, 2018 | 12:46

Nga Lira Gjika / Merrini seriozisht fëmijët në fazën e përjetimit të “kalimit”

Mbas moshës gjashtë-shtatë vjeç dhe duke arritur kulmin në moshën 9 vjeç, fëmija fillon të përjetojë atë që shpesh quhet “kalimi”, kalimi nga fëmijë drejt të bërit i rritur. Po në këtë moshë fëmijët fillojnë të interesohen seriozisht për të mirën dhe të keqen.

Ky “kalim” përjetohet nga fëmija me shumë ankth, pasiguri madje, shpesh, refuzon të shkëputet, pasi nuk di si të sillet. Në këtë fazë fantazia, imagjinata, morali, psika e parritur e fëmijës dhe gjuha, po gërshetohen për të realizuar njerëzoren dhe të rriturin. Nëse fëmija ka pranë të rritur të përgjegjshëm, sidomos prind dhe mësues që mund ti thonë me qetësi dhe seriozitet: -është normale të ndjehesh në këtë mënyrë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Lira Gjika, Mjeke Pediatre

Ky “kalim”nga fëmijë për t’u bërë i rrituri, është i mbushur me pasiguri dhe shpesh nuk të pëlqen vetja. Kur del para “pasqyrës” mbase sheh veten si një gjë koti. Ti po rritesh brenda vetes. Ato që deri tani ke mësuar “nga jashtë”, pra nga mami, babi dhe të rritur të tjerë, tani po i përdor për t’u bërë vetja. Kurajë dhe më beso se edhe unë kam kaluar nga ky “kalim” apo “urë”.

Kjo fazë është e mbushur si me “copa të shkëputura” që ende nuk lidhen dot me njëra tjetrën dhe kjo është arsyeja e përjetimeve të çuditshme që ndjen e provon. Shpesh, nuk ke kurajë as t’i shprehësh nga frika se mos të tallin apo nuk të besojnë, se mos nuk po sillesh mirë, apo je i keq. Mos i ndrydh frikrat që provon brenda vetes. 

Fëmija në këtë fazë po ndërton njohjen e botës jo më për së jashtmi, pra sipas shpjegimit dhe fjalëve të të tjerëve, por po e përjeton së brendshmi, brenda vetes dhe me veten tij. Po ndërton kufijtë e tij brenda dhe jashtë vetes, dhe marrëdhëniet me botën dhe tjetrin. Po njeh dhe kupton ligjet e natyrës dhe të njerëzores.

Vështirësia e kësaj faze është se fëmija i kësaj moshe nuk merret seriozisht. Ai shpesh etiketohet apo i vihet në dyshim ajo që thotë. Sidomos kur fëmija demonstron frikrat e tij dhe i rrituri me mendjelehtësi i drejtohet: “budalla apo budallaqe ç’janë këto që thua ku ka gjë këtu”. Fëmija vetë ka shumë frikë, madje refuzon të përballet me veten në mënyrë ekstreme.

Edhe fëmija më me kurajë kur ndjen indiferencën apo padurimin e të rriturit, ai hesht ose largohet duke u sjellë keq, por pa treguar shkakun e vërtetë dhe kështu vendoset heshtja ndërmjet të rriturit dhe fëmijës duke ndërtuar muret e heshtjes që nuk lejojnë komunikimin dhe njohjen e vërtetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top