Mirëqenie

February 9, 2018 | 12:22

5 këshilla që do t’ua bëjnë udhëtimin më të rehatshëm

Ngrijini të gjitha çantat tuaja lart, përfshirë këtu edhe çantën tuaj të dorës

Sa herë të fluturoni përpiquni t’i vini lart të gjitha çantat tuaja përfshirë këtu edhe atë të dorës pasi pak hapësirë më shumë për këmbët tuaja gjatë një fluturimi bën një diferencë të madhe.

Vishni këpucë të sheshta e të rehatshme

Pavarësisht nëse fluturimi juaj është 1 apo 12 orë sugjerohet që të vishen këpucë të sheshta e të rehatshme në mënyrë që të mos e ndjeni aq shumë ndjesinë e lodhjes.

Mos harroni jastëkun e qafës suaj

Mund të ndodhë të jeni pjesë e një udhëtimi 12 orarësh dhe të mos keni asnjë të njohur pranë jush. Kështu e vetmja mënyrë për të qëndruar komod, për të fjetur apo dëgjuar muzikë është nëpërmjet komoditetit të trupit tuaj që në këtë rast përpiqet t’ua japë jastëku për qafën tuaj.

Mos vini make-up kur fluturoni

Gjatë një udhëtimi duhet të jeni sa më praktik të jetë e mundur, pasi kështu do të mund të qëndroni dhe komodë.

Nëse është e mundur zgjidhni anën e dritares

Në momente të caktuara gjatë një fluturimi, hedhja e syve nga dritarja është mjaft argëtuese. Ju mund të shikoni vende të ndryshme e të kalojë koha pak më shpejt pa u mërzitur. Gjithashtu ju mund të fotografoni edhe pamje mjaft artistike.

Burimi / http://www.scan-tv.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com