Këshilla & Arsye

April 9, 2018 | 12:02

Nga Lira Gjika / Përmes veprimeve dhe bisedave, fëmija rivlerëson rëndësinë e ushqimit

Fëmija, ashtu si dhe i rrituri, kur ndihet keq çrregullon të ngrënën dhe gjumin. Aq më tepër që i rrituri këto dy “veprime”, të ngrënën dhe gjumin, nuk ja kontrollon dot. Fëmija kur shfaq këto dy sjellje, i rrituri duhet të kuptojë që ka një gjë që nuk shkon. I rrituri nuk duhet vetëm të ankohet e preokupohet që “fëmija im nuk ha” apo “nuk fle”, por e ka edhe detyrë që t’i zgjidhë këto shqetësime të fëmijës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Pasi përjashtohet problemi shëndetësor, i rrituri me kujdes dhe durim përpiqet të ndihmojë fëmijën të rifitojë ritmin e mëparshëm, pra të ngrënën e mirë. Nëna duhet të ketë kujdes dhe të shmangë sidomos fiksimin te e ngrëna. Kur refuzimi i ushqimit kthehet në sjellje, gjëja e parë që rekomandohet është qetësia e nënës. Ajo me shumë kujdes duhet t’i rimësojë fëmijës rëndësinë e ushqimit. Do të ishte mirë që ushqimin t’ia përgatiste ajo vetë dhe fëmija të ishte prezent gjatë përgatitjes.

Një mënyrë mund të jetë, kur nëna të ushqehet për vete, ta ftojë edhe fëmijën që të hanë së bashku. Ato mund të hanë në të njëjtën pjatë apo në pjatat e njëri-tjetrit. Kjo lojë mund dhe duhet të bëhet vetëm nga nëna. Gjithashtu mund të merret një vazo me lule dhe çdo ditë nëna dhe fëmija së bashku, duhet të kujdesen për lulen duke e vaditur nga pak në të njëjtën orë. Këtë “ritual” nëna e shoqëron edhe me një shpjegim të thjeshtë, tani duhet të ushqejmë dhe lulen se përndryshe ajo fishket dhe nuk rritet e bukur.

Nëpërmjet këtyre veprimeve dhe bisedave të thjeshta për shëndetin e lules, pse jo dhe për veten, fëmija rivlerëson rëndësinë e ushqimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top