Marrëdhënie

April 9, 2018 | 12:26

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur vuani nga dashuria

“Mënyra më e keqe kur e humbet dikë, është të jesh i ulur krah tij dhe të kuptosh që nuk do ta kesh më”. Gabriel García Márquez

 

Nga Ana Maria Sepe, doktoreshë në psikologji, eksperte dhe kërkuese në psikoanalizë. Administratore e psicoadvisor.com

 

Asgjë nuk është më e rëndësishme se sa të njohësh dashurinë dhe të mësosh të duash. Aftësia për të dashuruar shpesh i është lënë në dorë rastësisë, e marrë si e mirëqenë … por në realitet, duhet të mësojmë të duam ashtu siç mësojmë të lexojmë ose të shkruajmë. Të biesh në dashuri, provon ndjenja, dhe emocionet janë pozitive…

Problemi lind kur hasim marrëdhënie jo të shëndetshme, të cilat na bëjnë vetëm të vuajmë, sepse dashuria ndërthuret me varësinë emocionale ose me dëshirën për të kënaqur nevojat e vjetra, të paplotësuara, dhe për të trajtuar plagët e së kaluarës sonë. Mund të jetë e shpejtë dhe e lehtë të biesh në dashuri. Sidoqoftë, mund të jetë e lehtë të biesh në kurthe të vërteta emocionale, të cilat na e ndryshojnë mendjen. Si rezultat, bëhet e vështirë të kuptohet nëse kemi një marrëdhënie problematike, ndoshta jemi dashuruar me personin e gabuar apo nuk është i përshtatshëm për ne.

Kur tentojmë të ndërtojmë marrëdhënie të ndërlikuara ose të bazuara në nevoja të paplotësuara, ndoshta duhet të analizojmë aftësinë tonë për të ndërtuar marrëdhënie të matura afektive. Mund të jenë mangësi të pafajshme, ët cilat mund të shfaqen sërish dhe të ndikojnë në jetën tonë, ose një vetëvlerësim më i vogël “i parëndësishëm” i cili na çon në mënyrë të pandërgjegjshme në të rënit në dashuri me njerëz të cilët që në fillim, nuk mund të na i kthejnë ndjenjat tona.

Në praktikë, mund të biem në dashuri me ata që na refuzojnë ose që sigurisht, nuk janë në gjendje të na e kthejnë dashurinë me të njëjtin intensitet. Kush nuk ka vuajtur për dashurinë? Sigurisht që, të biesh në dashuri me personin e gabuar ose të jetosh një dashuri që nuk korrespondon me tënden, nuk është një gjë e rrallë, përkundrazi.

Kush nuk e arrin dot fundin e një marrëdhënieje ose vuajtjen nga një dashuri, mund të ballafaqohet me mendime shkatërruese siç janë: “E mbylla me dashuritë, nuk dua më të vuaj”. Për njerëz të ndryshëm, një marrëdhënie sentimentale bëhet në mënyrë të pashmangshme një përvojë përsëritëse dhe shkatërruese.

 

Dhimbja e dashurisë dhe pasojat në trupin tonë

Dhe jo vetëm nga pikëpamja afektive, por edhe për pasojat që dhimbja e dashurisë ka krijuar në trupin tonë. Në të vërtetë, vuajtja e dashurisë përfshin gjithashtu edhe trupin tonë me një sërë ndjesish tipike: dhimbje në stomak, pagjumësi, kriza ankthi, atake paniku, mungesë urie, dhimbje koke, ndjenjë zbrazëtie.

Të duket e pazakontë? Nëse në takimin e parë ke eksperimentuar ndjesinë e “fluturave në stomak”, sepse dashuria apo zënkat në çift në të njëjtën vlerë, nuk mund të shkaktojnë efekte fizike të pakëndshme? Edhe ataket mbi urinë apo të përzierat mund t’i shtohen listës.

Zhgënjimet në dashuri i bëjnë keq shpirtit dhe trupit

Kush mendon që dhimbja e dashurisë limitohet në një dhimbje shpirti, gabohet rëndë. E vërteta është që, të braktisesh, të vuash për dashurinë, për atë që të ka lënduar dhe zhgënjyer, të dhemb seriozisht shumë, madje edhe për pjesën tjetër të trupit! Kujt i përngjasojnë dhimbjet e dashurisë? Si ndihesh brenda dhe jashtë? Çfarë i ndodh trurit kur vuajmë për dashurinë?

 

Shprehja “të digjesh nga dashuria” nuk duket aspak metaforike

Në fakt, vuajtja e dashurisë mund të krahasohet me një pije të nxehtë që bie mbi ne dhe e djeg lëkurën. Kjo është ajo që provojmë kur braktisemi nga partneri. Trishtimi i shkaktuar nga fundi i një marrëdhënieje të rëndësishme, është një pikëllim që peshon në trup në mënyrë të konsiderueshme.

Në trurin tonë, ndjesitë e shkaktuara nga rënia në dashuri shkojnë për të aktivizuar disa zona të vendosura në trungun encefalik, ku në të njëjtën zonë ndodhen disa prej instinkteve jetike të lidhura me mbijetesën. Prej kohësh dihet se, fushat e trurit që aktivizohen kur bie në dashuri ose përjetojnë orgazmën, janë ato të të ashtuquajturës zonë tegmentale të ventralit, e njëjta gjë që ndodh kur merret drogë si kokaina.

Në praktikë, kur gjendemi përballë një personi të dashur, sillemi si të varur ndaj diçkaje shumë të fortë. Kur marrëdhënia përfundon, ne hyjmë në një lloj gjendjeje maturie, në të cilën dëshira e tjetrit rindizet, qoftë edhe për të parë një foto të tijën apo një postim të botuar në mediat sociale.

Për më tepër, fakti i vuajtjes për dashurinë aktivizon të njëjtat fusha të trurit, të cilat ndizen kur vuani nga dhimbja fizike, po aq e vërtetë sa ç’mund të jetë një dhimbje e lokalizuar, e ngjashme me atë të zemrës që thyhet. Kjo ndodh për shkak se sistemi nervor qendror e përpunon dhimbjen fizike dhe psikologjike në të njëjtën mënyrë.

Përveç somatizimit të ankthit dhe pakënaqësisë përmes shenjave të zakonshme që kemi përjetuar të paktën ndonjëherë në jetë, pakënaqësia e dashurisë mund të shkaktojë humbje të imunitetit dhe të rrisë prodhimin e hormoneve të stresit, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e muskujve të zemrës.

Përveç rënies së imunitetit, mund të shfaqen edhe probleme të tjera si: shtohet në gjak niveli i kortizolit, luhatje tensioni, hormoni i stresit, pagjumësia, mungesë oreksi dhe ndjenja të përgjithshme dobësie. Stresi gjithashtu mund të çojë në një dobësim të flokëve, duke rezultuar me një rënie (fatmirësisht të përkohshme).

 

Dashuri e sëmurë dhe psikomatike

Nda dashuria e sëmurë mund të shfaqen: dermatiti, skuqjet e lëkurës, astma dhe sëmundjet e zorrëve. Manifestimet alergjike përkeqësohen, duke sinjalizuar që trupi refuzon të ndotet nga një mënyrë dashurie që e dëmton shëndetin.

 

Ekziston një patologji specifike, e quajtur “sindroma e zemrës së thyer”

Në terma shkencore përkufizohet si “Kardiomiopatia e Tako-tsubo”), fatmirësisht mjaft e rrallë, e cila mund të çojë në vdekje. Dhe ne gratë kemi më të keqen kur vuajmë për dashurinë: mund të goditemi nga simptomat e dhimbjes së dashurisë shtatë herë më shumë se sa meshkujt! Madje edhe sindroma e zemrës së thyer është thuajse femër.

Nuk bëhet fjalë vetëm për çështje dobësie apo emocionaliteti të theksuar që u ndodh më së shumti femrave: meshkujt në fakt kanë një numër më të madh të receptorëve adrenalinë se sa femrat, prandaj ata janë në gjendje të menaxhojnë më mirë stresin dhe valën kimike që ajo çliron.

 

Si përballohet e gjitha kjo?

Në një nivel më të thellë psikologjik, vetëbesimi ndikohet më shumë: ndjenja e braktisjes dhe humbja e objektit tonë të dëshirës na shtyn të pyesim veten për përshtatshmërinë tonë, për gabimet që mund të kemi bërë dhe për atë që mund të jetë e gabuar me ne. Si të sillemi?

HAPI I PARË

Gjëja e parë që duhet të bëni është kompensimi i mungesës së dopaminës me mjete të tjera, duke përfshirë aktivitetin aerobik. E njëjta gjë vlen edhe për të gjitha ato aktivitete që na bëjnë të zbulojmë gjëra të reja. Aktiviteti sportiv rrit nivelin e serotoninës dhe redukton dhimbjet e trupit. Një tjetër gjë që duhet të bëjmë është të eliminojmë të gjitha kujtimet që na bëjnë të mendojmë për ish-in: “kur alkoolistët vendosin të ndalojnë të pinë, i zhdukin të gjitha shishet “.

 

HAPI I DYTË

Të kaloni nga kohë në kohë. Për fat, fushat e trurit që qeverisin këto mekanizma kanë tendencë të sjellin veten përsëri në ekuilibër dhe të na shtyjnë të shohim të ardhmen, sipas parimeve atavike që kanë nevojë për mbijetesën e specieve. Fakti i të gjendurit vetëm me veten, së shpejti mund të na nxjerrë jashtë, në kërkim të kontakteve dhe marrëdhënieve të reja sociale. Për ta ndihmuar këtë mekanizëm natyror, ekspertët sugjerojnë që të mos i nënshtrohen tundimit për t’u zhytur në dhimbje për një kohë të gjatë, por për të ikur sa më shpejt që të jetë e mundur, madje edhe për të shmangur vendet apo situatat që mund ta sjellin në mendje.

 

HAPI I TRETË

Mendo pozitivisht. Nuk mund të zgjoheni dhe të pretendoni se gjithçka është e përsosur, por do të jetë një ndihmë e madhe për ta parë jetën në një mënyrë më pozitive dhe optimiste. Tani jemi vetëm, por kush thotë se është një gjë e keqe? Ne mendojmë për gjithçka që ndoshta kemi fituar: hapësirën tonë personale, lirinë për të ardhur e për të shkuar si ne, nuk ka grindje,

 

KUJTONI…

Jeni një njeri i bukur, që mund të keni sukses vetëm, njësoj si dhe në çift, një individ me integritet e përgjegjësi, një person që mund të menaxhojë jetën e vet pa pasur nevojë për kërkënd. Asgjë nuk do t’ju bëjë më të lumtur se të ndani jetën tuaj me një njeri që ju vlerëson dhe që e dëshironi me të vërtetë përkrah vetes.

 

“Do të filloni edhe të kuptoni që dhimbjet, dështimet dhe trishtimi nuk janë për të na bërë të pakënaqur e për të na hequr vlerat dhe dinjitetin, por për t’u bërë më të pjekur”  (Hermann Hesse)

 

Kujtoni se lumturia, ajo e vërteta, është në zemrën tuaj. Tani zemra ju duket e thyer, si një vazo kristali. Në të vërtetë drita e saj vinte prej jush dhe jo nga njerëzit që keni pasur pranë. Rizbulojeni atë dritë, shihni brenda vetes. Do të habiteni kur të zbuloni se sa të pastra dhe të mrekullueshme janë ndjenjat tuaja!

Përgatiti: Orjona TRESA   |   Burimi: psicoadvisor.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com