“I kam bërë kokën”. “Të kam bërë kokën”. Këto fraza të tmerrshme që më shumë kultivojnë skllavërinë e fëmijës ndaj nënës edhe kur fëmija bëhet vetë në moshë të tretë. Këto shprehje që thajnë në shpirtin e fëmijës aftësinë për të dashur dhe rrënjosin frikën dhe mosbesimin duke filluar që nga vetja, jenë pjesë e fjalorit të nënave pavarësisht nivelit të edukimit.
Fëmijët nuk i bëjmë të na duan por t’i duam. Të mësojmë të duam, që do të thotë të mësojmë të përzgjedhim nga “lëmshi” i ndjesive që kemi brenda vetes. Të përzgjedhim fjalën dhe veprimin, të kontrollojmë zërin që fëmijëve tanë të mos u kultivojmë frikën dhe dyshimin, por sigurinë dhe besimin te vetja te jeta dhe te tjetri.
Fëmija nuk është peng i prindit, por është një jetë më vete që ka lindur me të drejtën për të qenë i lirë të jetojë jetën e tij.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.