Këshilla & Arsye

June 16, 2018 | 11:23

Nga Lira Gjika / Prindër, identifikoni tek fëmijët arritjet dhe jo dështimet!

Prindër, përpiquni të identifikoni te fëmijët arritjen e tyre dhe jo ato që ende nuk mund t’i bëjnë. Përpiquni t’i shihni fëmijët tuaj ashtu siç janë dhe jo ashtu siç i keni ju në mëndje.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Është e vërtetë që çdo prind ka disa pritshmëri për fëmijën e tij dhe nëse vërtet do që fëmija të bëhet i tillë, të mos dallojë te fëmija mosarritjet, por të dallojë i pari atë gjënë e re edhe pse shumë e vogël, që fëmija ka mundur të realizojë. Natyrisht arritjet janë shumë më të pakta në raport me ato që nuk bën, por edhe fëmija është ende shumë i vogël. Edhe një gjë, mos e krahasoni kurrë fëmijën qoftë edhe me motrën ose vëllain.

E para, janë njerëz të ndryshëm dhe kanë lindur në kohë të ndryshëm. Dhe e dyta, ju vetë ndiheni shumë keq, kur ju krahasojnë me të tjerët ose ju thonë, që ai apo ajo e bën një gjë po ju pse nuk e bëni apo nuk e keni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top