Studim

June 16, 2018 | 11:41

Studim / Pirja e shumë ilaçeve rrit shanset e prekjes nga depresioni

Një e treta e amerikanëve, që marrin medikamente me apo pa recetën e mjekut, janë më shumë të predispozuar për t’u prekur nga depresioni, paralajmëron studimi i publikuar në “Journal of the American Medical Association” (JAMA).

pPilula kontraceptive, ilaçe për qetësimin e dhimbjeve, për zemrën apo kundër djegieve të stomakut.

“Shumë persona do të habiten kur të mësojnë se medikamentet e tyre, megjithëse nuk kanë asnjë lidhje me humorin, ankthin apo çdo lloj gjendje që lidhet me depresionin, mund të rrisin rrezikun për të patur simptoma depresive dhe të çojnë në një diagnozë depresioni”, sipas autores kryesore të studimit, Dima Qato, pedagoge në Universitetin e Illinois në Çikago.

Hulumtuesit zbuluan se rreziku i depresionit ishte më i lartë tek personat të cilët marrin më shumë se një medikament duke llogaritur depresionin në mesin e efekteve të mundshme anësore.

“Rreth 15% e personave të rritur të cilët marrin njëkohësisht tre apo më shumë prej këtyre medikamenteve preken nga depresioni gjatë marrjes së medikamenteve, krahasuar me vetëm 5% të atyre që nuk marrin asnjë medikament dhe 7% të atyre që marrin një medikament”, sipas studimit.

“Fakti që kutitë apo fletëpalosjet udhëzuese të këtyre medikamenteve nuk përmendin ndonjëherë paralajmërime në lidhje me këtë çështje është vërtetë problematike”, thonë hulumtuesit.

Studimi i bazuar në vëzhgimin, mbështetet në të dhënat e një sondazhi të kryer në një target grup me rreth 26 000 persona të rritur nga viti 2005 në 2014, të mbledhura në kuadër të një sondazhi kombëtar për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit (National Health and Nutrition Examination Survey).

Shkencëtarët paralajmëruan se kjo qasje nënkupton se konkluzionet nuk mund të nxirreshin mbi marrëdhëniet shkak-pasojë, duke theksuar se pyetësorët nuk merrnin në konsideratë zanafillën e depresionit.

Por, për Allan Young, drejtor i Qendrës për Çrregullimet Emocianale në King’s College në Londër, i cili nuk është i përfshirë në studim, shprehet se këto zbulime janë serioze.

“Kjo konfirmon faktin e njohur se këto medikamente mund të shkaktojnë depresionin tek disa persona dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të identifikuar dhe më pas kuruar depresionin”, thotë ai.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top