Një nga zakonet më të këqija, që ne pa menduar fare, vazhdojmë ta përdorim, është krahasimi i një individi me një tjetër. Krahasimin e përdorim sidomos te fëmijët, p.sh: “Fëmija i X bën këtë gjë, ndërsa ky i joni rri si dudum”. Nuk mjafton krahasimi por vazhdojmë edhe me etiketimin për ta plotësuar kuadrin.
Kjo papërgjegjshmëri i ka pushtuar të gjithë pa përjashtim me shkollë dhe pa shkollë. Edhe pse ekziston dhe një thënie e urtë, që tërheq vëmendjen si: “asgjë nuk e vret lumturinë më shumë se krahasimi”, ne vazhdojmë pa përfillur asgjë. Prindër mos e krahasoni fëmijën tuaj, me fëmijën e të tjerëve. Edhe ju vetë, kur ju krahasojnë me dikë tjetër, ndiheni keq, atëherë pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj?
Të ndjerit keq, mban gjallë pasigurinë, dyshimin dhe mbi të gjitha, mendimin e keq për veten dhe frikën nga tjetri, qoftë ky edhe prindi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.