Këshilla & Arsye

October 31, 2018 | 11:11

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes me reagimet ndaj fëmijëve! Shpesh sjelljet tuaja shtojnë frikën dhe pakësojnë sigurinë

Shumë veprime të të rriturve ndaj të parriturit, kryhen të diktuara nga gjendje emocionale të jetuara dhe të harruara. Vetë i rrituri, kur është i qetë, apo shikon dikë tjetër që sillet ashpër apo keqtrajton një fëmijë, bëhet palë me fëmijën. Por, kur është edhe vetë, në të njëjtën gjendje emocionale, sillet në të njëjtën mënyrë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të gjithë specialistët e fushës së shëndetit mendor, këtu insistojnë, i rrituri të përpiqet të dallojë dhe njohë veprimet e veta në gjendje të caktuara. Kur reagojmë ndaj fëmijës cila gjendje dominon: “acarimi i nervave” apo përgjegjësia? Në marrëdhënien me fëmijën, shpesh i rrituri, pushtohet nga një ndjesi për të mposhtur atë, fëmijën. Kjo ndjesi, është e pavetëdijshme, si të gjitha ndjesitë, por nuk duhet anashkaluar, madje duhet të jemi shumë të vëmendshëm, që të bëhemi të vetëdijshëm, për këtë veprim.

Kur fëmija vjen në këtë botë, veprimi i parë që bën është e qara dhe pas 24 orëve e redukton shikimin në 22 cm, aq sa është distance nga gjiri i nënës, ku ai vendos kokën, deri te fytyra e nënës. Frika nga pasiguria dhe bota e stërmadhe, e detyron fëmijën të ndërmarrë këto veprime mbrojtëse, thonë specialistët. Pra, janë mekanizmat, që prodhon frika, ato, që aktivizohen të parat. Ato aq sa e ndihmojnë fëmijën aq dhe e kufizojnë, që në fillimet e jetës, nga potencialët e tij realë.

Të rriturit po të jenë të vetëdijshëm, do ta ndihmojnë fëmijën, që ta evitojë frikën dhe mbijetesën e të shfrytëzojë e zhvillojë sa më mirë potencialët e tij. Në të kundërt, të rriturit do të shumëfishojnë frikën dhe do të shtojnë pengesat për fëmijën, në rrugën drejt vetes dhe jetës. I takon të rriturit të zgjedhë, të jetë pronari i fëmijës, pra i pavetëdijshëm në të qenit i rritur apo prindi, që me vetëdije ka prurë fëmijën në jetë, që së bashku të realizohen në të ardhme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top