Këshilla & Arsye

November 9, 2018 | 12:20

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes! Nëse fiksoheni vetëm te ushqyerja e fëmijëve, paralizoni tek ata aftësinë për t’u realizuar

Një baba shkoi në kopshtin e djalit dhe takoi edukatoren. Edukatorja sa e pa, filloi t’i thotë shumë fjalë të mira për djalin e tij: që ishte një djalë i zoti, i mirë dhe që e nderonte. Djali, që ishte prezent po priste i sigurt, reagimin pozitiv të babait, por babai, indiferent ndaj asaj, që dëgjoi, u përgjigj: se ai, djali i tij, nuk hante dhe prandaj kishte ardhur ta takonte, atë, edukatoren, që ti fliste djalit, “të ushqehej”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Prindër, nëse ju fiksoheni te e ngrëna e fëmijës, automatikisht i keni kaluar në plan të dytë, gjithçka është njerëzore. Dhe keni paralizuar aftësinë individuale të fëmijës për t’u realizuar. I transmetoni fëmijës frikën dhe nënvleftësimin e mundit të tij, për t’u rritur si person dhe që e nderon familjen e tij.

Me fiksimin te ushqyerja, ju ngulitni te fëmija mekanizmat e mbijetesës (pasi ushqimi është i lidhur direkt me mbijetesën.) dhe, pa dashje, i tregoni fëmijës që njerëzorja dhe përpjekjet e tij, fëmijës, nuk janë të rëndësishme. Me kalimin e kohës, ju do të flisni për rëndësinë e mësimit, por atëherë kur duhej, ju nuk e vlerësuat dhe as që ju ra në mend për vlerat e njerëzores.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top