Këshilla & Arsye

August 15, 2018 | 8:10

Nga Lira Gjika: Prindër, mos u largoni fshehurazi kur e lini fëmijën në çerdhe, kjo jua zbeh dashurinë nga ana e tij

 

Prindër, ju që dërgoni fëmijët në çerdhe, kujdes kur largoheni, mos ikni fshehurazi fëmijës. Kjo mënyrë të vepruari është shumë traumatike për fëmijën, pasi brenda këtij veprimi është braktisja dhe gënjeshtra.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Nëna i thotë fëmijës se do të shkojnë në kopsht së bashku dhe sa arrijnë aty, nëna zhduket papritur dhe fëmija mbetet vetëm në krahët e një gruaje të panjohur në një mjedis të panjohur.

Fëmija në moment pushtohet nga dyshimi, frika, trishtimi dhe inati. Gjëja e parë që mendon fëmija, është që nëna nuk e do më dhe do të shpëtojë nga fëmija.

Veprimi i duhur është, që nëna me qetësi, duhet të largohet duke e përshëndetur fëmijën dhe të mos influencohet nga sjellja e saj apo e tij pra të qarat e fëmijës.

1

Kur nëna ikën e sigurt dhe e qetë duke e përshëndetur fëmijën, kjo sjellje e nënës është sjellje siguruese për fëmijën, natyrisht jo në çast, por i lë të kuptojë që nëna e beson personin që e ka marrë në krahë. I tregon se në vendin që e ka sjellë dhe do të kalojë disa orë të ditës, do jetë i sigurt dhe nuk ka përse të trembet.

Nëna apo babai duhet të kenë kujdes që të shkojnë ta marrin fëmijën në orën që i kanë premtuar.

E qara e fëmijës ka disa arsye.

Një shkak i të qarit mund të jetë se nuk do të rrijë vetëm pa nënën dhe kur qan e di që nëna vjen dhe rri me të. Një shkak tjetër, mund të jetë kur e qara është kthyer në sjellje, fëmija i arrin gjërat pasi qan fort. Dhe një shkak i tretë, e qara është forma më e mirë për të demonstruar vuajtjen e vet dhe nuk është e dëmshme siç e mendoni.

Më mirë ta tregojë vuajtjen dhe edukatorja pranë fëmijës ta ngushëllojë, duke i dhënë të drejtë që është i/e mërzitur. Dhe do të ishte shumë mirë t’i thoshte, se nuk ka trimëri më të madhe se të përballosh ndarjen nga mami kur vjen në kopsht. Qëndrimi i edukatores në këto raste është shumë i rëndësishëm, ajo ose e qetëson fëmijën dhe i shton besimin te nëna ose e tremb dhe e nënshtron fëmijën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top