Dialogu me të rriturin, fuqizon te fëmija besimin se ai vlen dhe falë tij, fëmija e ka më të lehtë të aktivizojë potencialët për të shprehur mendimet dhe të njohë emocionet e tij.

Nga Lira Gjika
Pediatre
Kur dialogu zhvillohet nëpërmjet gjykimit dhe krahasimit, fëmija bëhet konfuz dhe ndjenja e parë që provon, është turpi nga vetja. Prindër, mësues, përpiquni të dalloni arritjet e vogla të fëmijës dhe jo ato që nuk realizon dot apo nuk i ka bërë ende të tijat. Natyrisht që në këtë moshë të panjohurat janë të shumta, pasi ai është i parritur, por edhe ju të rriturit vazhdoni të zbuloni e mësoni gjëra të reja, atëherë pse me fëmijën jeni të paduruar?
Prindër, mësues, ndihmojeni fëmijën që dija, rritja dhe vetëdija të mos kthehen në vuajtje.
Përpiquni t’i ushqeni e zhvilloni fëmijës dëshirën dhe vullnetin për të zbuluar apo siç insistonte profesor Aleksandër Xhuvani “zhvillojini fëmijës kënaqësinë dhe habinë e të gjeturit”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.