Studim

April 10, 2018 | 12:33

Rrushi ndihmon kundër Alzheimer-it

Një dietë e pasur me rrush mund të ndihmojë për parandalimin e Alzheimer-it. Duke konsumuar këtë frut dy herë në ditë për gjashtë muaj rresht, ndihmon kundër humbjes së parakohshme të memories, rënies së metabolizmit në zonat e trurit që lidhen me këtë sëmundje.

Ky është përfundimi i një studimi pilot nga universiteti i Kalifornisë në Los Angelos.Nga rezultatet doli në pah se ata që nuk kanë konsumuar rrush kanë shfaqur një rënie të madhe të metabolizmit në zonat kritike të trurit, që lidhen me sëmundjen e Alzhemeir-it.

Polifenolët e rrushit kanë aktivitet antioksidues dhe antiinflamator dhe rrushi mund të mbrojë shëndetin e trurit në mënyra të ndryshme: nga zvogëlimi i stresit oksidativ, përmirësimi i qarkullimit të gjakut, deri te ruajtja e niveleve të duhura të një substance kimike kyç për memorien.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top