Këshilla & Arsye

June 13, 2018 | 12:19

Nga Lira Gjika / Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijës respektin për veten

Një nga paaftësitë e edukimit tonë, është pikërisht, paaftësia për të kultivuar dhe zhvilluar intimitetin. Intimiteti për ne është i njëjtë me fshehtësinë. Intimiteti nuk është fshehje, intimiteti nuk ka të bëjë me turpin.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Intimiteti është i lidhur me respektin ndaj vetes dhe zbulimin e saj në qetësi e paqe dhe krijon e ushqen atë që quhet “liri e brendshme”. Pa “liri të brendshme” njeriu nuk mund të realizohet në person dhe zot i vetes së tij. Edhe intimiteti si çdo gjë tjetër personale fillon edhe ndërtohet në fëmijëri. I rrituri duhet të shmangi fjalën “turp”, etiketimet dhe sidomos padurimin kur fëmija bën një veprim apo përdor një fjalë, në fakt për të marrë mendim dhe prindi pa u menduar, bërtet, etiketon e deri fyen fëmijën që nuk kupton asgjë dhe bëhet edhe më shumë konfuz.

Humbja e durimit, mos-zgjedhja e fjalëve dhe sidomos toni i zërit dhe mimika e fytyrës, vetëm bëjnë dëm dhe gjymtojnë fëmijën direkt në veten e tij. Prindi me durim duhet t’i tregojë fëmijës që disa veprime, disa fjalë nuk i përdorim, nuk i bëjmë jo se nuk i dimë, por sepse e duam shume veten dhe nuk duam ta trajtojmë me ashpërsi, por me respekt duke përzgjedhur fjalët apo veprimin.

Për t’i mësuar fëmijës këtë veti të rëndësishme, prindi zgjedh kohën, fjalën, vendin dhe kontrollon zërin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top