Fëmijët me aftësi të kufizuar nuk janë gjynah. Ata janë njerëz dhe si të tillë duhen trajtuar, me shumë përgjegjësi dhe respekt. Është detyra e të rriturit, prindit, edukatorit dhe kushdo tjetër i rritur, që të gjejë mënyrat më efiçente që fëmija me aftësi të kufizuar, t’ia dalë të bëhet zot i vetes.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Gjithashtu prindërit, që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar së bashku me specialistët dhe mësuesit nuk duhet të lejojnë ti pushtojë ndjenja e trishtuar e keqardhjes apo se është gjynah. Kjo ndjenjë vetëm dëmton dhe padashur mban gjallë ndjenjën e fyerjes, përtesës dhe paragjykimit.
Të shmangësh paragjykimin për fëmijën me aftësi të kufizuar dhe ta ndihmosh atë të arrijë të jetë i pavarur, është emancipim për vetë të rriturin, po edhe për të gjithë shoqërinë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.