Në fokus

September 16, 2020 | 8:08

3 hapa që tregojnë se keni sukses në jetë

Sa të kënaqur jeni me jetën tuaj? A ju konsiderojnë të tjerët se jeni një njeri me fat? Kemi përzgjedhur tre pika që ju tregojnë nëse jeni të suksesshëm apo jo. Aspektet që kemi listuar do t’ju ndihmojnë të kuptoni se sa me fat jeni. Me shumë gjasa ka shumë të tjera, por qëllimi ynë është që të mësoni të vlerësoni gjërat që i merrni si të mirëqena.

Udhëtoni shpesh | Nuk ka gjë më të mira sesa të keni mundësinë të udhëtoni kudo dhe kurdoherë që keni dëshirë. Të shihni shtete të huaja, është një gjë shumë shpërblyese: dëgjoni muzikë të ndryshme nga ajo e vendit tuaj, krijoni miqësi të reja, mësoni gjuhë, shijoni ushqime të ndryshme dhe i gëzoheni bukurisë së natyrës. Nëse keni qenë ndonjëherë jashtë shtetit, mund ta konsideroni veten si një njeri me fat. Ka ende shumë njerëz, për të cilët udhëtimi është një luks.

Zgjidhni njerëz që ju duan | Ju i vlerësoni miqtë dhe familjarët tuaj. Është e natyrshme që njerëzit të mos bien dakord dhe të debatojnë mes tyre herë pas here. Kjo nuk do të thotë se nuk e doni njëri-tjetrin. Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të aftë të harroni dhe t’i falni gabimet e atyre që ju duan. Mos lejoni që gjërat e vogla dhe të pakuptimta të shkatërrojnë marrëdhëniet tuaja. Jini tolerantë dhe bëni ç’është e mundur që të forconi akoma më shumë lidhjet tuaja. Mësoni të mbështesni dhe të ndihmoni njëritjetrin.

Ëndërroni | Është shumë e rëndësishme të keni ëndrra dhe dëshira. Ato ju motivojnë të ecni përpara dhe të arrini objektiva të reja. Me t’i përmbushur ato, ndiheni më të plotësuar. Lëreni imagjinatën të punojë – krijoni një imazh në jetën tuaj pas pesë vjetësh. Bëni një plan dhe veproni sipas tij. Asnjëherë mos u dorëzoni për ta bërë jetën tuaj më ngazëllyese dhe ngacmuese. Mbusheni atë me emocione të reja. Ëndrrat bëhen të vërteta nëse ju besoni në to. Ju rekomandojmë të lexoni novelën e Paolo Coelho’s me titull “Alkimisti”. Është një libër frymëzues, i cili ju mëson se si të krijoni realitetin tuaj.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top