Këshilla & Arsye

August 10, 2018 | 8:35

Nga Lira Gjika / Qetësia e prindit është ndihma më e madhe për një fëmijë kur fillon të flasë

Pas moshës 2 vjeç e gjysmë, kur fëmija ka filluar të flasë më rrjedhshëm, papritur shfaqet mbajtja e gojës. Prindër mos u shqetësoni, kjo dukuri është diçka normale. Ju duhet të kini kujdes dhe të ruani qetësinë. Vërtet fëmija ka folur mirë deri në këtë moment, por ka folur duke imituar të rriturin. Ai nuk i di të gjitha fjalët që përdor, ato i thotë përmendësh, ashtu siç i dëgjon nga i rrituri, shumë pak fjalëve u di kuptimin.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Gjithashtu fëmija kur fillon ti artikulojë fjalët, natyrisht që ka edhe një lloj dyshimi a po i thotë mirë ato. Edhe pse flet fëmija, përjeton ndrojtjen dhe pasigurinë e fillestarit. Fjala duke qenë një “produkt” psikoemocional kërkon përfshirjen e shumë mekanizmave ku e ditura është vetëm një nga elementët që e realizojnë këtë proces. Duhet energji, duhet kurajo për të artikuluar fjalën e duhur .

Edhe ju të rritur kur jeni para eprorëve apo doni të mbroni një tezë tuajën që të tjerët ju dëgjojnë me dyshim apo duke kërkuar të gjejnë se ku do të ngecni, ju u mbahet goja apo bëheni konfuzë. Kjo gjë i ndodh edhe fëmijës tuaj kur ju shqetësoheni, prandaj prindër, ruani qetësinë Qetësia juaj në këtë fazë është mbështetja dhe ndihma më e mirë që mund t’i ofroni fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top