Njeriu ka arritur këtë nivel zhvillimi falë vetisë së tij, për ti njohur e zbuluar gjërat me mend, pasi njerëzorja nuk mund të realizohet vetëm me shqisa.
Falë mendjes, fantazisë, imagjinatës dhe aftësisë të perceptimit abstrakt, njeriu doli në hapësirë, shkoi në fund të detit dhe rikrijoi veten në epruvetë. Këto arritje nuk u realizuan nëpërmjet shqisave, por falë gjuhës së njeriut që ka aftësinë të krijojë mendim abstrakt, pra art, shkencë dhe filozofi.
Prindër, edukatorë, mësues ndihmojeni dhe nxiteni fëmijën të zhvillojë shqisën e njerëzores, “të shikuarit nëpërmjet mendjes”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.